Berisha mesazh partnerëve: Nuk ka “interpretim shqiptar” për imunitetin, ky është një mashtrim!

Berisha mesazh partnerëve: Nuk ka “interpretim shqiptar” për imunitetin, ky është një mashtrim!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar gjatë konferencës për shtyp edhe sjelljen e mazhorancës ndaj kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ai tha se, nuk ka ‘interpretim shqiptar’ për imunitetin, ky është një mashtrim.

Berisha: Dhe një gjë njerëzisht duhet t’u them partnerëve tanë se cilido që u thotë ju të nderuar miq dhe të dashur se çështja e imunitetit të Ballukut është sipas interpretimeve shqiptare, është një mashtrues i paguar ose i papaguar nga Edi Rama.

Sepse standardet shqiptare të imunitetit kanë qenë në qeverinë paraardhëse, heqje e çdo imuniteti të kërkuar nga prokuroria e përgjithshme.

Dorëzim edhe paraprak, pa u kërkuar nga prokuroria, për hetimin.

Dhe interpretimi shqiptar i imunitetit, ua them atyre që pretendojnë me këtë deklaratë të turpshme, ka qenë interpretim kushtetues dhe ligjor.

U hoq imuniteti i Ilir Metës dhe ka dhënë dorëheqjen.

Është hequr imuniteti i Fatmir Mediut.

Është hequr dy herë imuniteti i Lulzim Bashës.

Të gjitha këto të kërkuara nga një prokurore e përgjithshme e verbër.

Por natyrisht kjo nuk mundej kurrë, në standardin shqiptar dhe interpretimin shqiptar, i them atij që paraqet këtë argument dhe i falënderoj ata që nuk ia besuan por e hodhën poshtë me përçmim, të vërtetat janë këto, ky është imuniteti i hajdutëve që paguajnë lobistët.

Ky është interpretimi i hajdutëve, mbrojtja me imunitet i vjedhjeve është interpretim i Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale dhe ministrave të tij, deputetëve të tij.

Nuk është standard shqiptar ky.

Nuk është interpretim shqiptar ky.

Por i hajdutëve armiq të kombit shqiptar si Edi Rama me ministrat e tij.

Share it :