Berisha merr lajmin gjatë Foltores: Të mbajmë 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-senatorit Bob Dole

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh në momentin që po zhvillonte online një “Foltore” me shqiptarët e Nju Xhersit në SHBA.

Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të ish-senatorit Bob Dole, të cilin Berisha e cilësoi një mbështetës të shqiptarëve.

I hidhur është lajmi që sapo mora për ndarjen nga jeta të një prej miqve më të shquar të miqve të kombit shqiptar, ish-kandidatit për President të SHBA-ve dhe ish-senatorit Bob Dole.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij miku që borxhit nuk i dalim kurrë për mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe kudo” – tha Berisha.

Bob Dole, një ligjvënës shumëvjeçar amerikan i konsideruar hero i Luftës së Dytë Botërore dhe që më pas u bë një nga drejtuesit e Partisë Republikane u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Në shkurt, Dole zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive të fazës 4 dhe tha se po fillonte trajtimin. Dole ishte një nga drejtuesit e republikanëve në SHBA dhe në vitin 1996 garoi për President përballë Bill Clinton.

Share it :