Berisha: Legalizon kullat, por ndjek penalisht një 82-vjeçare për një kotec pulash. Rama është i lidhur këmbë e krye me krimin dhe drogën

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi ne foltoren online me shqiptarët qe jetojne ne Itali se vendi yne është në rrezik të madh.

” Ju jeni dëshmitar të ritmeve tmerrësisht të shpejta të shpopullimit të vendit. Është politikë absolutisht të qëllimshme. Në vitin e dytë të qeverisjes së tij ai ka prishur 9 mijë ndërtesa dhe biznese, duke u lënë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria.

A i keni ndjekur ju zhvillimet këto ditë. Në Shqipëri kanë mbi kate dhe pallate dhe kulla pa leje. Të gjitha të klientelës së Edi Ramës dhe flitet edhe vetë atij.

U zotua se do të përdorë ligjin. Çfarë përdorimi bëri. Ndjek penalisht një zonjë 82-vjeçare në Nartë se ka ndërtuar një kotec pulash pa leje. Ndërkohë që kullat në mes të Tiranës thotë se do ti legalizojë në kundërshtim me çdo ligj.

Ky është i lidhur, këmbë e krye me krimin dhe drogën. Kjo përbën një vështirë tjetër për shqiptarët. Pasiguria e madhe i detyron ata të largohen masivisht nga Shqipëria.

Varfëria në rritje. Shqipëria po polarizohet në mënyrë të rrufeshme. Vitin e kaluar INSTAT thotë se Shqipëria pati një rritje ekonomike 9.3 %. Çdo njeri që e dëgjon këtë shifër thotë se ky qenka vendi i punës. Po punësimi sa ishte, sipas INSTAT, punësimi u rrit gjithsej me 0.4 %. Ata që kanë njohuri elementare e kuptojnë se 9.3 % është mali i narko eurove. Nuk përkthehet në asgjë, mirëqënie prosperitet për qytetarin shqiptar.”

 

 

Share it :