Berisha: I qëndroj kallëzimit që kam bërë ndaj Irena Gjokës, paditë e tejra do i bëj kur ta gjykoj oportune
Arsen Rusta, MCN TV: Thatë që u pyetet për herë të parë dhe kishte 20 detyra që ka lënë gjykata. Nga këto 20 detyra, çfarë lidhej me ju?
Sali Berisha: Thirrja ime.
-Dhatë vërtet deklarime apo ishte procedurë formale?
Sali Berisha: Jo, jo. Pa diskutim që u pyeta dhe unë bëra deklaratën përkatëse.
-I qëndroni kallëzimit?
Sali Berisha: Pa diskutim! Plotësisht!
-Dhe pse keni besim që këtë herë do hetohet kur herën e parë u pushua?
Sali Berisha: Kam besim se qëndrimi i përgjegjshëm i gjykatëses, e cila nuk ra në kurthin e Dumanëve dhe të atyre që e mbështetin, tregoi që ajo ka respekt për ligjin. E ktheu atë dhe mendoj se bëri një akt të përgjegjshëm, shtroi 20 detyra, la afat 6 muaj dhe unë, një akt të përgjegjshëm dhe ligjor nuk kam pse të mos e përshëndes.
Klodiana Lala, News24: Ku do ta depozitoni kallëzimin ndaj zotit Maksuti, zotit Dumani, zotit Metani, zotit Rusi dhe zonjës Llagami?
Sali Berisha: Atëherë kur ta gjykoj oportune vetë dhe do t’ju informoj, absolutisht në përputhje me ligjet e këtij vendi do ketë kallëzim penal për çështjen Gjoka.




