Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës

Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës

Anisa Kadesha, RTSH: Z.Berisha, cila është oferta që ju keni për bashkëpunimin me partitë e reja opozitare, të cilat deri në këto momente janë shprehur skeptike për bashkëpunim me PD-në?

Sali Berisha: Ftesa ime është shumë e sinqertë.
Dhe unë u them këtyre drejtuesve të forcave politike, anëtarëve të saj, mbështetësve të tyre, se është një moment historik, në të cilin çdo shqiptar që konsideron të keqen më të madhe Edi Ramën, organizatën e tij kriminale, narkoshtetin e tij, bashkohet në një front të përbashkët për largimin e tij nga pushteti.
Nuk kemi të bëjmë këtu me një koalicion të themi, të linjave politike.
Kjo thirrje është për një koalicion që të përfshijë çdo faktor që do rrëzimin e Edi Ramës.
Në mënyrë që të krijojmë një qeveri teknike.
Në mënyrë që të bëjmë reformën zgjedhore dhe t’i hapim rrugën drejtësisë dhe shqiptarëve të votojnë të lirë. Shqiptarët të zgjedhin kandidatët dhe forcat politike që u besojnë më shumë. Besoj se kjo ofertë meriton të shqyrtohet dhe rishqyrtohet.
Unë e kuptoj se ka patur shkëmbime jomiqësore midis faktorëve të ndryshëm opozitarë.
Por sot koha thërret më shumë se kurrë, t’i lëmë mënjanë ata, të bashkohemi kundër të keqes më të madhe dhe pastaj në një shoqëri që voton e lirë, secili merr vendin që i takon me votën e lirë. Unë i kam dëgjuar kundërshtitë, por unë prapë i ftoj dhe prapë kam besim se ata që ndihen opozitarë të vërtetë, do të gjejnë forcën dhe moralin e këtij bashkimi.
Ftoj gjithashtu, faktorë të tjerë, të krijojmë një front të përbashkët opozitar, qoftë në protestë, qoftë në zgjedhjet vendore. Në mënyrë që të shënojmë hapa të tjerë në betejën kundër narkoshtetit, kundër Padrinos së Shqipërisë, i cili në fakt po rrënon Shqipërinë, më shumë se çdo vend tjetër.

Share it :