Berisha: Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhje së Grupit Parlamentar tha se, erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare! ‘
Berisha tha se, Baton Stanishiçi filloi mbrojtjen duke thënë se Vlora po bënte detyrën.
Berisha: Shefja e SHISH në ligje është përgjegjëse direkt para kryeministrit dhe presidentit të Republikës.
Ajo me ligj është e detyruar që çdo informacion t’ia paraqesë këtyre dy personave. Inspektori i Përgjithshëm i SHISH ka të drejtën e eksesit në tërësi në informacionet e shërbimit, por jo në të gjitha.
Ato në të cilat inspektori nuk ka akses, kryeministrit i thuhen pa asnjë lloj…
Tani këtu çfarë po luhet?
Se ç’ndodhi dje? Dje filluan mbrojtjen. Një numër gazetarësh, duke dëshmuar se janë agjentë të Vlorës, lexoni ju Stanishiçin, përsërit me porosi të Ramës atë që Rama pati thënë për McGonigalin.
Kur gazetarët e pyetën Ramën, po çfarë thua ti për takimet që bënte McGonigali me biznesmenë dhe gjobat që u vinte? Bënte detyrën e tij, tha Rama.
Edhe Baton Stanishiçi thotë se mos Hyseni po bënte detyrën e saj, duke përdorur Ergys Agasin, në një kohë kur Ergys Agasi rezulton në të gjithë dokumentet shefi i Hysenit.
E kuptoni?
Edhe këto që botohen, këto erotizmat, kanë atë qëllim, vetëm atë qëllim, për të larguar vëmendje nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare.
E dinë që njerëzit pëlqejnë më shumë këtë lloj gosipi, dhe si t’ua largojmë mendjen tani, të nxjerrim tani, shpirt, zemër, ky e ai, këto me radhë.
Shikoni çfarë mbrojtje diabolike që ibën Edi Rama asaj.
Dhe dje nxirrte, njëri thoshte e kam mike, tjetri thoshte e ka thoshte të dalë njëherë e ka nga misioni apo nga se e ka këtë.
Tjetri sulmonte Berishën dhe nxirrte foton e saj me drejtorin e CIA-s.
Absolutisht, shërbimi ka pasur, ka bashkëpunim intensiv.
Por qëndrimi i Vlora Hysenit është shkelmim flagrant edhe i besimit të partnerëve tanë.
Nuk ka gjë më të turpshme.
Njeriu, që kishte urat e bashkëpunimit me shërbimet më serioze, ishte një skllave mjerane e mafies shqiptare dhe e Ergys Agasit.
E kuptoni ku katandisemi ne?




