Berisha: Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës, rruga e njerëzve të lirë, rruga e njerëzve guximtarë

Duke ju folur protestuesve te cilet edhe sot kishin mbushur rrugen poshte shtepise se tij, lideri demokrat Sali Berisha kushte nje mesazh edhe per kryeministrin Rama.

“Më lejoni t’i dërgoj një mesazh nga rruga nën ballkon Edvin Kristaq Ramës.
Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës.
Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve të lirë.
Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve guximtarë.
Në të vërtetë, kjo është rruga e lirisë.
Por rruga e Surrelit është rruga drejt Pëllumb Gjokës, drejt McGonigalit, drejt Bajrëve, drejt Gjushit tënd.
Edvin, rruga e Surrelit është rruga e turpit, rruga e vjedhjeve, rruga e krimit, rruga pa të ardhme, rroga qorr, rruga pa fund.
Dëgjova me shumë kënaqësi fjalimet e të rinjve, e profesorëve, jam jashtëzakonisht i prekur dhe frymëzuar.
Sot më shumë se kurrë, pas 32 viteve, koha, Shqipëria kërkon fjalën e gjeneratës së re.
Kërkon guximin e kësaj gjenerate, kërkon vizionin e kësaj gjenerate, kërkon fuqinë e saj.
Në qoftë se 32 vite më parë, një gjeneratë të rinjsh u përball me një guxim epik me diktaturën komuniste dhe e zvarriti atë rrugëve të Tiranës, nuk duhet të harrojmë se e keqja ndër vite, e keqja këto 10 vitet e fundit, mori përsëri, lëshoi shtat dhe mori formë tjetër.
Përsëri kjo e keqe bëri që të gjitha pushtetet të përqendrohen, të grabiten, të mblidhen në duart e një personi.
Përsëri kjo e keqe bëri që opozita të shndërrohet në një fiktivitet.
Por kjo e keqe, miqtë e mi, të mos harrojmë kurrë se kohërat kurrë nuk do e harrojnë.
Kjo e keqe u soll me rininë shqiptarë si e keqja më e madhe, si pushtuesi më i egër që kjo rini ka njohur në të gjitha kohërat.
Ju lutem shumë, djemve dhe vajzave të reja, gjeni dhe lexoni promemorien e armikut doktrinar më të keq të kombit shqiptar, Vaso Çubrilloviç. Lexoni se si ky armik i qenies sonë parashtronte platformën e zbrazjes së Shqipërisë, platformën e shuarjes së kombit shqiptar duke dëbuar shqiptarët nga Shqipëria.
Çubrilloviçi frymëzoi regjimet nacionaliste serbe jugosllave për të përzënë qindra mijëra shqiptarë nga trojet e tyre.
Por, më shumë se Çubrilloviçi, më shumë se Pashiqi, më shumë se çdo regjim, shqiptarët i përzuri nga vatrat e tyre e keqja që quhet Edi Rama.
Sot, në 8 vite, Shqipëria përlotet, Shqipëria vajton mbi 500 mijë të rinj shqiptarë të cilët u larguan nga vendi i tyre, të cilët braktisën klasat e tyre, braktisën familjet e tyre. Morën rrugët e botës vetëm e vetëm se një e keqe që përqendroi çdo pushtet në duart e tij, vriste si një kuçedër, shpresën e tyre.
Vriste shpresën në çdo skaj, në çdo shkollë, në çdo universitet, në çdo qendër pune dhe kudo.
A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si armikun më të egër të qenies shqiptare?
A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si të keqen më të madhe kombëtare?
Atëherë, përballë kësaj, a nuk i takon të rinjve shqiptarë, nderi, detyra, misioni të ngrihen si luanë kundër kësaj të keqe për të shpëtuar veten, për të shpëtuar këtë vend që ai po e shkatërron me një program më shkatërrimtar se çdo pushtues tjetër.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.