Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se fjalët e sotme të deputeteve të PS-së në Kuvend në lidhje me denoncimin e tij për video érotike në lidhje me McGonigal, ishte përpjekje e Ramës për të hequr vëmendjen nga problemet madhore të sigurisë. I ftuar në “Top Story”, ai ka shtuar se arsyeja se përse i ka bërë këto denoncime është interesi kombëtar dhe korrupsioni érotik.
“Në Parlament të propozojë përjashtimin e deputetit pse ka folur në konferencë shtypi, kjo s’ka ndodhur kurrë në histori përveçse në këtë mazhorancë që e konsideron Parlamentin si bashkime profesionale. Histori unike. Rama i paaftë për të përballuar tmerrin e lidhje me McGonigal, nxori sot zonjat. Ju them me sinqeritet se fillimisht thash ç’po flasin, kur pastaj mora vesh se e kishin për deklaratat e së premtes. Është përpjekje e Ramës për të paraqitur si një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar problemet madhore të sigurisë.
Deklarata duket qesharake, ishte e porositur me 2 qëllime, por të dytin nuk e them, nuk duhet thënë. Mund tu them që këta kanë rikthyer eksponentët më kryesorë të sigurimit të shtetit në shërbim, Dhe ata këtë punë bëjnë. Vendi ka interesa kombëtare e shoqërore. Nëse këto momente janë shprehje të korrupsionit erotik, atëherë unë i denoncoj”, – ka deklaruar Berisha që akuzoi Ramën dhe McGonigal se kanë pasur një agjendë për të shkatërruar opozitën.
“Skenari për shkatërrimin e opozitës në të cilin u angazhua Edi Rama dhe po kaq në mënyrë destruktive Yuri Kim, kaloi në tre faza. E para ishte futja në sqetull e Bashës më procesin që u ndërpre në Apel dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, Edi Rama dërgoi disa herë Engjëll Agashin. Kjo nuk sillte atë që donte Rama. Komisionin hetimor me Bashën këto ditë e nxjerrim e kemi përfunduar. Ato para nuk kanë hyrë në arkën e PD-së. Pasi nxori prokuroria raportin doli raporti tjetër ku u tha se Putin ka dhënë para në Evropë, ndër të cilat ka marrë edhe PD-ja. Pas kësaj u detyruam të hetojmë.
Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më 6 mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.
Yuri Kim i shkon në zyrë Lulit dhe i thotë duhet t’i vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen ë zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo, unë direkt dola në konferencë shtypi. Kur unë thashë këtë ajo të nesërmen bëri Tëitterin, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua.
Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek Gerge Soros. Yuri Kim është përpjek me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit. Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen.” – tha Berisha.




