Berisha: Do t’i shtypim kokën krimit, siç bëmë kur eliminuam 206 banda në 18 muaj! Bizneset nuk do të jenë më nën kërcënim

Berisha: Do t’i shtypim kokën krimit, siç bëmë kur eliminuam 206 banda në 18 muaj! Bizneset nuk do të jenë më nën kërcënim

Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi se me ardhjen në pushtet do të bëjë gjithçka që rritjen ekonomike, pasuritë e këtij vendi të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët.
Berisha: Miqtë e mi ne do të kthehemi te qytetarët. Ne do të kthehemi tek qytetarët. Tek vlerat e tyre.
Dhe dua t’u them qytetarëve të Fierit dhe mbarë Shqipërisë se në qeverisjen tonë kemi patur arritje, kemi patur të meta, por dhe arritje të mëdha siç është NATO, siç është TAP-i, siç është kaskada e Devollit, kaskada e Fanit, siç janë transformimi epokal i infrastrukturës rrugore e të tjerë.

Unë do t’u them ju se dy janë arritjet tona më të mëdha të asaj periudhe. Njëra është se ne në atë periudhë dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, dolëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Dhe miqtë e mi, nuk i harroj kurrë, më kanë përgëzuar, më kanë përgëzuar shumë. Ja u them unë ju, pas përmbysjes së diktaturës ajo ishte arritja më e madhe përsa i përket dinjitetit kombëtar. Nuk ishim më një vend në honet e varfërisë.

E dyta që kjo për mua do mbetet gjithmonë është një fakt tjetër. Një grup studiuesish në Universitetin e Bostonit që unë s’i njoh fare publikon në vitin 2012 një studim të 150 vendeve me parathënie të Tony Blair.

Në atë studim të tyre edhe kushdo që lloj ta gjejë në Google e ka kudo, Shqipëria renditet e katërta në botë për çfarë? Për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët. Po.

Pra, rritja ekonomike e Shqipërisë nuk shkonte, më së pari tek oligarkët, por shkonte tek qytetarët. Sa është e vërtetë kjo, pse? Si arriti Shqipëria këtë? Thjesht, jua them unë.

Nga vendimi i pandryshueshëm për të dyfishuar rrogat e pensionet dhe për të vazhduar me rritjen e rrogave e të pensioneve. Po pse kjo, ky vendim? Sepse nuk do asnjë filozofi.

Në qoftë se ti qeveris Shqipërinë, nuk sheh një vend të dytë më të pasur se ky vend. Jo, asnjë vend nuk ka, jua them unë ju. Është një vend më i bekuar nga natyra se Shqipëria nuk ka.

Pasuritë e saj janë përrallore. Atëherë pse qytetarët e saj nuk do t’i gëzojnë ato? Mbi këtë parim, mbi këtë bazë vendosëm dyfishim në rroga, mbi dyfishim në rrogave, dyfishim të pensioneve dhe ju garantoj, ne dolëm në krye, dolëm në krye për rroga dhe pensione në rajon përfshirë Bullgari dhe Rumani.

Qëllimi ynë ishte, absolutisht, të kapnim Slloveninë. Po, të kapnim Slloveninë. Pra, shndërrimi i pasurive, shndërrimi i të ardhurave, shndërrimi i taksave që paguani, në mirësi dhe mirëqenie për qytetarët.

Ne pavarësisht nga problematikat, por ne u renditëm të katërt në botë, ju garantoj se nuk do të ketë qëllim tjetër më të madh sesa ky qëllim. Përsëri ne, në pushtet, me programin tonë do të bëjmë gjithçka që rritjen ekonomike, pasuritë e këtij vendi t’i shndërrojmë në mirëqenie për qytetarët.

Por kjo kërkon, kjo kërkon ligj. Kjo kërkon zbatimin e ligjit. Kërkon barazinë para ligjit të qytetarëve. Kjo kërkon t’i shtypësh kokën krimit aty ku ndodhet, i cili si shpatë Demokleu qëndron mbi bizneset dhe mbi qytetarët. Do ta bëjmë, e bëmë ne këtë. E bëmë.

18 muaj na u deshën për të eliminuar 206 banda kudo që ishin. Edhe unë nga Fieri, i paralajmëroj, kudo që janë në mënyrë absolute, si fat do të kenë qelitë, qelitë dhe vetëm qelitë.

Share it :