Berisha: Do t’i japim goditje varfërisë! Do bëjmë gjithçka që pensionistët të kenë rimbursim të plotë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me pensionistët në Durrës tha se, do të bëjmë gjithçka që pensionistët të kenë rimbursim të plotë. Berisha tha se, do t’i japim goditje varfërisë dhe do të çlirojmë njerëzit!

“Tjetër, nuk mjaftojnë këto. Nuk mund të paguani ju energjinë me çmimin që paguajnë rrogat e larta. Absolutisht, jo. Do proporcionohet çmimi i energjisë, do proporcionohet çmimi i ujit, në mënyrë që, se përndryshe, i thonë jepe me një dorë, jepe me dorën tjetër. Merr fund!

Ne në fakt e kemi patur, kemi patur dy çmime. Një çmim ka qenë, 0.7 cent Kë, por ishte e llogaritur për 60% të popullatës. Tani, ne do përshkallëzojmë. Përshkallëzojmë për pensionistët, përshkallëzojmë për rrogat e ulëta. Do të jetë tërësisht tjetër. Do të shpërndajmë kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit nënkupton që ju të merrni mbrapsht në krye të 6 muajve të gjitha paratë e tvsh që keni paguar në blerjen e mallrave. E kanë dhe vende tjera, nuk e kemi vetëm ne.

Vende të tjera e kanë në fakt më gjerë se sa parashikojmë ne, por ne fillimisht parashikojmë për pensionistët, për studentët, për rrogat e ulëta.

Të gjitha këto, na japin një mundësi ne. T’i japim goditje varfërisë dhe t’i çlirojmë njerëzit nga këto dhimbje. Do të rishqyrtohet në themel rimbursimi dhe do bëjmë gjithçka që pensionistët të kenë rimbursim të plotë. Ju e dini, e keni dëgjuar ju një check up, kontrolli. Shikoni çfraë vjedhje e tmerrshme është.

Është i ndaluar për pensionistët. Në qoftë se e bën një kontroll me lekë, paguan një kontroll mjekësor, po ti të parëve do t’ua bësh pensionistëve mor zotëri.
Po pse? Po është e njohur, që me rritjen e moshës frekuenca e sëmundjeve të ndryshme, rritet. Dhe ata e kanë të ndaluar, dhe ata ua bëjnë atyre që nuk kanë asgjë, ua bën atyre që nuk ua bën kush në botë. Po çfarë ndodh? Ua them unë çfarë ndodh.

Bashkëshortja e kushëririt të Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga taksat tuaja, nga ato që paguani ju për tvsh-në e këto, çmimet e 500 mijë check upeve që nuk i ka bërë kurrë. Po pse? Sepse, kontrata që ka bërë me krushkun, apo me kushëririn e burrit, thotë se: në qoftë se, nuk realizohen 1.1 milionë check upe, qeveria do paguajë të gjitha analizat që nuk janë bërë, se nuk kanë shkuar për t’i bërë.

Në këtë mënyrë ajo, përveç çmimit absurd për një check up, ajo tani paguhet një check up për dy. Dhe janë analiza të pabëra të 500 e sa mijë qytetarëve për të cilat ajo paguhet.

Po marr, meqë jemi në këtë fushën e ilaçeve, janë: Sterilizimi i bërë këtu që kur ka filluar kirurgjia. Erdhi Edi Rama në pushtet, gjeti një mjek me skuadër muratorësh, me dy muratorë. Mjeku nuk bënte mjekësinë të parën në një nga qytetet e Italisë, por bënte bënte skuadër ndërtimi me dy muratorë. Dhe ai, mori Sterilizimin, aparaturën ultramoderne të sjellë nga qeveria jonë, ndërtesën, katin e ndërtuar për atë aparaturë.

Kostoja e Sterilizimit të muratorit të Edi Ramës u rrit, në vend se të ulej, u rrit 83 herë. U rrit 4 herë më shumë se në Gjermani. Çdo vit 1000 të sëmurë minimumi mbeten pa operacion, sepse spitalet nuk kanë para të paguajnë për kompletet kirurgjikale.

Këto marrin fund, miqtë e mi. Dhe këto, ju garantoj se, janë vetëm hapat e para. Se vrapi ynë nuk do të ndalet, gjersa të dalim përsëri në vendet në krye të rajonit për paga pensione. Asnjë vend tjetër nuk është e pasur si Shqipëria. As Sllovenia. Në asnjë vend, nuk ka pasur natyrore të pafundme si Shqipëria.

Po këta çfarë bëjnë? Këta i ndajnë njëri me tjetrin. 6 milionë m2 tokë troje Edi Rama ua ka dhuruar investitorëve strategjikë. Jo vetëm u ka dhuruar tokën me 1 euro, që në qoftë se shitej me 100 euro, mund të dyfishoje, ose të paktën e rrisje me 60-70%, por shpenzohen çdo vit miqtë e mi, nga paratë tuaja për të ndërtuar infrastrukturën e këtyre resorteve.

Duke ardhur këtu po lexoja që: Lubi Balluku kishte hapur tenderin për të ndërtuar kanalizimet dhe infrastrukturën e Xhillarit në Vuno.

I paguani ju, të gjitha këto. Cili është rezultati i kësaj? Rezultati i kësaj është kjo. Për çdo turist që vjen në Shqipëri, secili nga ju paguan 230 euro. Për çdo turist që vjen në Shqipëri, secili nga ju fiton 4 euro. Po si? Ua them unë.

Sepse ky, ka vendosur TVSH-në 5%. Por problemi është tjetër, se ky thotë vijnë 10 milionë turistë. 10 milionë turistë ka gjithësej 6 milionë netë fjetjeje, pra kanë gjysmë nate.

Mali i Zi, me 2.8 milionë turistë ka 16.8 milionë netë fjetje. Dhe qytetari malazez përfiton taksat e 16.8 milionë netë fjetjeje. Ky është vetëm njëri aspekt. Po ky aspekt, çfarë tregon? Se si pasuritë e komunitetit, e shoqërisë shndërrohen në mallkim njëlloj si në një shtet kolonial.
A mundet atëherë? Se është llogaritur. Ekonomistë dhe financierë çfarë kanë gjetur? Kanë gjetur se nga shitjet e përgjithshme të turizmit, tvsh në arkën e shtetit, vijnë gjithësej 8 milionë euro. 8 milionë euro, po t’i pjesëtojmë me popullatën i bie maksimumi 4 euro për person.

Ama, nga buxheti i shtetit çdo ditë kalojnë nëpër resortet e Xhillarit, për resortet e Gaçit e të tjerëve me radhë, 430 milionë euro. Se duhet t’ua çojnë rrugën, energjinë elektrike, kanalizime, të gjitha këto ua marrin qytetarëve.

Kjo merr fund! Dhe ne do bëjmë gjithçka që pasuritë t’i gëzojnë qytetarët. Të shpërndahet.

E kam përsëritur dhe e përsëris pra, dilte kjo, zv.kryeministrja në parlament dhe thoshte: se ti ke shitur hotel Dajtin, ua ke dhënë pensionistëve. Po gjë më të mirë nuk kam bërë se atë unë. Po sigurisht! Do t’ua jepja atyre që ndërtonin kulla unë? Dhe e vërteta është e vërtetë. E bleu banka 30 milionë, dhe ato 30 milionë i shpërndahen pensionistëve. Dhe absolutisht, 100 herë përpara.

Ato 6 m2 që i fal ky trafikantëve, unë do i shisja të ja jepja pensionistëve, po të mos kisha. Po ja që sot, buxheti 8 miliardë të jep çdo mundësi”, u shpreh Berisha.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news