Berisha: Do loboj për heqjen e non-gratës. Elementë të korruptuar në Shqipëri janë larguar nga DASH

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka deklaruar gjatë një konference shtypi se do të lobonte për heqjen e non-gratës.

“Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës”, tha kreu demokrat.Berisha: E kam theksuar dhe e theksoj, për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, unë vendosa të mos loboj asnjë moment.Pse? Sepse zgjodha gjykatën dhe hodha në gjyq Sekretarin e Shtetit.Me keqardhje të madhe e kam ndërmarrë këtë veprim, por me bindje të plotë se ishte veprimi më i drejtë që mund të ndërmerrja.

Kështu, nga data 19 maj 2021 deri me datën 20 janar 2025, unë nuk kam bërë asnjë lobim, zero lobim. Kam ndjekur procesin gjyqësor.

Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës.

Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një seri dokumentesh.

Është evidente angazhimi i armikut të egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe Aleksis respektivisht, në këto procese.

Dhe është i faktuar angazhimi i të korruptuarit McGonigal, një, unë e them tradhtar i interesave të kombit të vet, pasi siç thotë gjykatësja amerikane, i ngarkuar për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga korrupsioni, u bë vetë përfitues i korrupsionit të Edi Ramës.

Pra, pa dyshim që unë do të ndërmarr hapat, por para se t’i ndërmarr këto hapa, do këshillohem kryesisht me juristë se çfarë rruge më sugjerojnë ata për të ndjekur.

Tani nuk kam asnjë lloj problemi, e kam përshëndetur me shumë kënaqësi vendimet e marra nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë.

Vendimin e tij, ose direktivën e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike, të krijuar në SHBA dhe jo vetëm në SHBA, por edhe në vende aleate, dhe siç e patë ju, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri, nga administrata e Departamentit të Shtetit dhe të tjera.

Pra, ka zhvillime jashtëzakonisht pozitive…

…Jo, është ndryshe ajo. Ai është një mik i vjetër. Është një ish-këshilltar i Reganit, është një nga eksponentët ligjorë më të njohur të Partisë Republikane, ka qenë këshilltar elektoral me të gjithë presidentët, gjer tek MekKain, ku ka pasur pozicion më kryesor.

Dhe, ai absolutisht me iniciativë të tij, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në asnjë institucion për heqjen e dizenjimit tij, por ka deklaruar se duke u gjetur përpara kësaj padrejtësie të turpshme që është bërë, unë vendosa të përpiqem që Kongresi amerikan të ndërmarrë një hetim për këtë vendim absurd. Dhe kjo përpjekje është pro-bono, pra është pa lekë.

Pra, nuk ka asnjë kontratë me Sali Berishën ai, ai e ka ndërmarrë vetë. Është një njeri shumë i njohur dhe i respektuar në qarqet konservatore amerikane.

Dhe për këtë i jam shumë mirënjohës.

Share it :
Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste! Nga Boldnews.al Është njësoj si një piroman recidivist ta emërosh “rojtar pylli”, pasi t’i kesh dhënë në duar benzinë dhe shkrepëse. Kjo ndodhi në Parlament, kur deputetët e mazhorancës zgjodhën Genta Tafa Bungon, Komisioneren Kundër Diskriminimit. Ish-anëtarja e KPK-së (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) në vetingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte emri që socialistët nuk mund ta kthenin kurrë pas… Emri që mori bekimin e mazhorancës që do të drejtojë “institucionin e pavarur”, u përfshi në një skandal të dyshuar serioz ku pretendohet se në një audiopërgjim ajo shprehet: “Do t’i heqim ata malokët”, duke iu referuar gjyqtarëve dhe prokurorëve nga veriu i vendit. “Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun… Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut… Ky është turp, turp, turp”, tha deputeti i PD-së Gazmend Bardhi, teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit. Të gjithë në rresht 83 vota të socialistëve e katapultuan Bungon në “institucionin e pavarur”. Ndër të tjera Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është institucion i pavarur në ushtrimin e detyrës, që siguron mbrojtjen nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, vendbanimit etj. Paradoksalisht e akuzuar si e dyshuar për diskriminim krahinor e gjuhësor mori postin e personit që të mbron nga diskriminimi. Një detyrë që ajo nuk e kishte preferencën e saj të parë, por siç i rrodhi situata duhet të jetë e lumtur. Ajo aplikoi për të qenë anëtare e Gjykatës së Lartë, por pas verifikimit të kriterit të pasurisë, Bungo nuk e kaloi këtë test, duke mos justifikuar llogaritë bankare dhe pasuritë e pantundshme. Pasi nuk u pranua si anëtare e Gjykatës së Lartë për shkak të moskalimit të kriterit të pasurisë, vendosi të katapultohej nga socialistët në zyrën e Komisionerit Kundër Diskriminimit.