Berisha: Brukseli jep alarmin, ekonomia shqiptare drejt krizës

beriIsh-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se për herë të parë në këto tetë vite, ekonomia shqiptare rrezikon të bjerë në recension ekonomik. Sipas z. Berisha, raporti i fundit i Komisionit Europian për ekonominë e vendeve të rajonit jep alarmin për ekonominë tonë. “Për herë të parë në 8 vitë, Shqipëria, në dallim nga të gjitha vendet e tjera të rajonit po ecen drejt krizës dhe përkeqësimit. Raporti konstaton si një kërcenim madhor rritjen nga qeveria Rama – Meta, me dekretin e gropës të tetorit dhe buxhetin e katastrofes të dhjetorit, të borxhit publik me 1 miliardë e 400 milionë dollarë apo 3.2 herë më shumë se në 8 vite të marra së bashku.

Raporti thekson uljen absurde nga qeveria të planit të të ardhurave në tatime dhe dogana, madje edhe nën planin e vitit 2012, dhe jo shkurtimin, por rritjen me 30% të shpenzimeve si faktore të tjerë madhorë që shtyjnë ekonominë drejt skenarit grek të krizës ekonomike. Sb”,- ka shkruar pasditen e së dielës në profilin e tij në “Facebook”, -sh kryeministri Sali Berisha.

Share it :