Berisha: Beteja e narkodiktatorit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë!
Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj interesit të mediave në prag të protestës kombëtare. Ai tha se, sot e gjithë Shqipëria ka vërshuar në Tiranë.
-Zoti Berisha mirëmëngjes, do i bashkoheni protestës apo do e ndiqni nga zyra juaj?
Sali Berisha: Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre.
Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.
Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë.
Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton




