Berisha: Asnjë votë për Tom Doshin dhe partitë e reja!

Berisha: Asnjë votë për Tom Doshin dhe partitë e reja!

Lideri i opozitës, Sali Berisha edhe nga Kukësi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos japin asnjë votë për partinë e Tom Doshit dhe partitë e tjera të reja, sepse sipas tij, janë vetëm paterica të Edi Ramës që kërkojnë të marrin vota nga demokratët.

Gjithashtu, Berisha prezantoi dhe paketën e dhembshurisë së qeverisjes së re, të pas 11 majit. Ai tha se, me këtë paketë, ne zotohemi 100 ditët e para, çdo pensionisti, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo studenti, çdo jetimi, çdo fëmije të tretë dhe të katërt në familje, do t’i vendoset minimumi jetik 200 euro.

“Miqtë e mi, projekti ynë është një projekt që kërkon të ndryshojë jetën e çdo shqiptari. Po!

Ky projekt nis së pari aty ku zemra e njeriut ka edhe anën e vet më njerëzore, tek dhembshuria, tek dashuria për njëri-tjetrin.

Ndaj dhe ne kemi paketën e dhembshurisë.

Me këtë paketë, ne zotohemi 100 ditët e para, çdo pensionisti, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo studenti, çdo jetimi, çdo fëmije të tretë dhe të katërt në familje, do t’i vendoset minimumi jetik 200 euro.

Në këtë mënyrë ne i japim një goditje përfundimtare varfërisë ekstreme, fshijmë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme.

Rrogën minimale, nuk do mund të paguhet kush në Shqipëri nën 500 euro.

Rroga mesatare do jetë 1200 euro.

Jo vetëm kaq, rrogëulëtit dhe pensionistët do kenë kartën e konsumatorit dhe do marrin të gjitha gjërat bazë 20 përqind më lirë.

Me qindra e mijëra shqiptarë kërkojnë ilaçet nga njerëzit e tyre jashtë vendit, ose se nuk kanë mundësi t’i blejnë, ose se ilaçet këtu janë krejtësisht jashtë çdo standardi.

Zotohemi para jush këtu, së pari, Tom Doshit dhe Vilma Nushit, javën e parë u vihet dylli.

3500 tendera fiton në vit Tom Doshi nga Edi Rama dhe e nxjerr Tomën për të blerë vota pastaj. Asnjë votë Tom Doshit, asnjë votë partive të vogla, të ashtuquajtura të reja, të cilat janë paterica të Edi Ramës.

Miqtë e mi, ju garantoj se në 100 ditët e para Këshilli i Ministrave do aprovojë si listë ilaçesh për rimbursim të plotë, atë listë që qeveria italiane u rimburson qytetarëve të vet.

Dhe se në Shqipëri nuk do shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende të BE.

Nuk jemi zengjinë si italianët, por në ilaçe do barazohemi me ta.

Pra, çfarë ndodhi? Ku do i gjejmë ne këto para?

Këto para, miqtë e mi, janë dhe u garantoj ju se janë edhe për më tepër se kaq.

Por ne jemi 100 përqind të sigurt për këto që garantojmë.

630 milionë euro ka zhdukur Edi Rama me inceneratorin e Tiranës, me përzënien e Beketit, me avionin e tij në dispozicion, me sterilizimet, me PPP-në e analizave, me checkupin.

Që të gjitha këto do u kthehen ju në rroga, pensione, ndihmë ekonomike 200 euro”, tha Berisha.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.