Behgjet Pacolli i jep shpërblim qytetarit që ndihmoi policinë për arrestimin e vrasësit të 18-vjeçares

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli do t’i japë një shpërblim personit që ndihmoi policinë për të vënë në pranga Dardan Krivaqën, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj.

Këshilltari i tij Naim Murseli ka shkruar në një status në rrjetet sociale se Pacolli ka kontaktuar me të dhe shpërblimi do t’i paguhet nga vetë ai.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli.

Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, ka bërë me tutje ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :