Pep Guardiola duket se këtë sezon të garave do ta drejtojë për herë të fundit Bayern Munich. Ish-trajneri i Barcelonës kërkohet nga disa top-klube evropiane, dhe duket se tekniku spanjoll ka vendosur të largohet nga “Alianz Arena”, Sipas mediave gjermane, tashmë “Bavarezët” janë duke menduar për pasardhësin e Guardiolas. Thuhet se trajneri italian Carlo Ancelotti, i cili se fundmi drejtoi Real Madridin, është njeriu me i mundshëm për të marr kreun e bankinës së gjigantit gjerman. Madje, siç raportojnë mediat e huaja, tashmë Giovanni Branchini, agjenti i njohur i futbollit, është kontaktuar nga Bayerni për të shikuar mundësinë që Ancelotti të marrë drejtimin e skuadrës gjermane nga sezonin e ardhshëm.





