Debate në Këshillin Bashkiak, miratohen bursat dhe bonusi i qirasë
Pas listës së parë me rreth 600 përfitues, Bashkia i ka dhënë “OK” listës së dytë të familjeve që do të përfitojnë kredi të buta. Do të jenë 200 familje të cilat duhet të gjejnë një shtëpi brenda 6 muajve dhe më pas të shkojnë në bankë për të marrë shumën e kredisë të akorduar nga Bashkia e Tiranës. Po ditën e djeshme, Këshilli Bashkiak miratoi bursat për nxënësit dhe studentët si dhe vendimin për bonus qiraje për 6 familje. Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me debate të shumta mes këshilltarëve të djathtë dhe të majtë. Shkak i debateve është bërë miratimi i projektvendimit për zbatimin e 3 vendimeve gjyqësore. Ky vendim është miratuar me 30 vota pro, por sipas Niazi Kosovrastit, për të miratuar një vendim të tillë duhen të paktën 33 vota pro. Në fillim të mbledhjes nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, parashtroi dy propozime për rendin e ditës ku më i rëndësishmi ishte alokimin e 160 milionë lekëve për shpronësime për bulevardin e Tiranës. Sipas tij, ka kaluar koha e mjaftueshme për një konkluzion mbi konsultimet për gjetjen e një zgjidhjeje.
Per te lexuar emrat e plote, lexoni gazeten e sotme Standard ne versionin print ose pdf.




