Basha voton dhe bën thirrje për votë masive

voton luliKa votuar dhe lideri i PD-së LulzimBasha i cili bëri thirrje për për pjesëmarrje të qytetarëve në proces. Ai u beri thirrje të rinjve të dalin të votojnë të ndajnë pak minuta nga koha e tyre dhe ti kushtojnë rëndësinë e duhur 4 viteve të ardhshme. ‘’Dua t’i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë në këtë ditë të madhe e të rëndësishme për vendin tonë, në ditën kur qytetarët vendosin me votë të marrin masivisht pjesë në votime, t’u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës e anembanë Shqipërisë që të ndajnë pak minuta nga koha e tyre, të vijnë në qendrën e votimit, të hedhin votën e tyre, sepse vota juaj, të nderuar qytetarë është fuqia juaj, është vendimi juaj, është gjykimi juaj, është momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë, ndaj ejani masivisht dhe jepni votën tuaj për të ardhmen tuaj, familjes e fëmijëve tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë’’! Kryetari i Partisë Demokratike votoi i shoqëruar nga prindërit e tij.

 

Thirrje qytetarëve të votojnë/ Berisha: Zgjedhjet në rrezik

Mesazhi im është një përshëndetje të përzemërt, së pari për ata që votojnë për herë të parë në jetën e tyre

Zgjedhjet, janë të shënjuara nga mafia dhe krimi, për herë të parë në historinë e vendit. Deklarata është bërë nga ish Kryeministri Berisha pasi shprehu verdiktin e tij duke votuar tek Liceu Artistik në Tiranë. “Mesazhi im është një përshëndetje të përzemërt, së pari për ata që votojnë për herë të parë në jetën e tyre, është dita e dhëndërimit të tyre politik. Së dyti për gjithë qytetarët shqiptarë, së treti një thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në këto zgjedhje, sepse për fat të keq janë zgjedhjet e para të cilat zhvillohen në shenjën e mafies dhe të krimit nga ana e mazhorancës. Element të tillë ka patur nuk mohohen por jo me vetdije të plotë, të faktuar, siç ka ndodhur kësaj here. Kësaj here ndodhi ajo që ishte e paimagjinueshme. Transaprencës absolute ndërkombëtare, të miqve dhe partnerëve ndërkombëtar, iu kundërvu në mënyrë të pabesueshme, të papërgjegjshme, krimi qeveritar dhe bëri që ai të ngadhënjehej. Ndaj dhe është e trishtueshme, shumë, zgjedhjet këtë radhë ndjehen të plagosura sepse bashkëqytetarët tanë, në disa nga bashkitë e vendit janë të thirrur të votojnë për kandidatë me të shkuar drogën, vrasjen, pengmarrjen, prostitucionin. Por sot është fjala e qytetarëve, ndaj dhe ata kanë në dorë që të dëgjojnë fjalën e miqve tanë të cilët në interesin më jetik të qytetarëve shqiptarë, dhe në mënyrën më të përsëritur kërkuan largimin nga lista me emra konkretë të personave të dënuar për drogë, prostitucion, për atentate dhe vrasëse. Shumica qeverisëse, e lidhur kokë e këmbë me krimin refuzoi një gjë të tillë. Dhe sot çdo shqiptar voton, edhe si përgjigje ndaj këtij fenomeni të paparë për një vënd të lirë. Ndërsa nuk kurseu së bëri thirrje për qytetarët të dalin të ndëshkojnë me votë keq qeverisjen, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë sipas tij. ‘’Dua t’i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë në këtë ditë të madhe e të rëndësishme për vendin tonë, në ditën kur qytetarët vendosin me votë të marrin masivisht pjesë në votime, t’u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës e anembanë Shqipërisë që të ndajnë pak minuta nga koha e tyre, të vijnë në qendrën e votimit, të hedhin votën e tyre, sepse vota juaj, të nderuar qytetarë është fuqia juaj, është vendimi juaj, është gjykimi juaj, është momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë, ndaj ejani masivisht dhe jepni votën tuaj për të ardhmen tuaj, familjes e fëmijëve tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë’’!

 

Kosova udhëheq Tiranën

Numërimi i 4 kutive të para në Tiranë ka sjellë avantazhin e parë të kandidatit të opozitës, Halim Kosova. Siç bëhet e ditur në numërimin e kutive në njësinë numër 8, Halim Kosova ka marrë 516 vota, ndërsa kandidati i mazhorancës ka marrë ErionVeliaj, ka marrë 459 vota. Ndërkaq Gjergj Bojaxhi ka marrë 78 vota, 29 vota i ka marrë kandidati i pavarur Arben Tafaj, 17 vota i kanë shkuar Sazan Gurit dhe 1 votë ka shkuar në favor të DhimitërMusliajt të Kristiandemokratëve të MarkFrrokut.

 

Deklarata e PD-së për të motivuar votuesit

Të nderuar qytetarë sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë votuesit. Me votën tuaj ju do të vendosni për të sotmen dhe të ardhmen tuaj! Demokracia funksionon vetëm në qoftë se ju votoni. Këto deklarata janë bërë nga selia blu për të motivuar votuesit të dilnin të votonin. Pas deklaratave nga i gjithë spektri politik duket se pati një fluks të fortë votuesish drejt kutive të votimit. ‘’Pavarësisht parregullsive të ndodhura në të gjithë vendin të cilat janë dokumentuar nga Partia Demokratikë dhe ju garantojmë, përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për çdo parregullsi, pavarësisht thyerjes së Kodit Zgjedhor nga drejtues, ministra dhe deputet të PS dhe LSI të cilët janë futur nëpër qendra votimi, këto të faktuara me foto dhe video,
qytetarët po i drejtohen kutive të votimit sepse ata e dinë që vetëm duke votuar do të marrin vendime për të ardhmen e tyre’’. Deklaratat e bëra nga selia blu nga deputetja Jorida Tabaku ishte kundërpërgjigje ndaj deklaratave dhe thirrjeve të së majtës për të motivuar votuesit e tyre. ‘’Partia Demokratike falënderon qytetarët të cilët kanë treguar edhe sot qytetarinë e tyre duke mos rënë pre e provokimeve, por kanë ushtruar qetësisht dhe në mënyrë demokratike të drejtën e tyre të votës.Partia Demokratike, partnerët tanë SHBA, BE, KiE, OSBE/ODHIR janë në çdo qendër votimi dhe po dokumentojnë gjithë procesin. Të nderuar bashkëqytetarët, ju që sot keni të drejtën e votës, ndani disa minuta nga koha juaj për të votuar pasi vota është fuqia juaj, është gjykimi juaj, është vendimi juaj dhe askush nuk mund të dalë mbi të.Dita e votimit është dita e fuqisë sovrane të qytetarëve’’!

 

Në Shkodër i heqin të drejtën e votës nëpërmjet ID false

Ingrid Agron Paçrami, 18 vjeçe, votuese në QV259/1, pranë teatrit “Migjeni”, denoncoi sot në media se ka shkuar të votoje dhe ka gjetur të plotësuar emrin e vet në liste, sikur kishte votuar. Për këtë arsye, ajo nuk është lejuar të votojë.Ingridi, që e kishte për herë të parë votimin e sotëm, është zhgënjyer jo pak, duke e denoncuar këtë fakt edhe në media. Ndërkohë, ky rast hedh dyshime për klonimin e kartës së saj të identitetit, sepse, mësohet se gjeneralitetet e personit që ka votuar në emër të 18 vjeçares, rezultojnë të njëjta, me ato të kartës së identitetit të Ingridit.Para zgjedhjeve, në Shkodër u denoncua në media, një aferë për klonimin e të paktën 700 kartave të identitetit.

Share it :