Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 8-vjetorin e Pavarësisë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Basha u shpreh se sot përkujtohen heronjtë e shtetit më të ri.
“Është një ditë për nderimin e ikonave të pavarësisë dhe lirisë, ditë për mirënjohje të madhe ndaj NATO-s dhe SHBA-së që bënë të mundur çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Kosova sot njihet nga 111 shtet, ka finalizuar MSA-në dhe po shkon drejt liberalizimit të vizave.
Ne i ndjekim hap pas hapi përparimet e Kosovës, janë për ne demokratët jo thjesht një përparësi politike, por urim i përditshëm për qytetarët. Sfidat mbeten mirëfunksionimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit. Dhe njëhërë uroj nga zemra gëzuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Lulzim Basha.




