Basha: Me lirimin e Prengës dhe kërcënimin e Presidentit, Rama po kërkon me forcë fundin si në 20 shkurt

Kreu i PD-së Lulzim Basha reagoi dje lidhur me dy ngjarje të ditës, atë për dëhinen e vendimit me detyrim paraqitje për Armando Prengën dhe paralajmërimin e Presidentit të vendit për përjashtim. Sipas kryedemokratit me këtë vepra të tij, kryeministri Rama po kërkon me ngulm që të marrë fundin që i takojë në 20 shkurt edhe ish-diktatorit Hoxha. :Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunës që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin. Përpara se të ndosë përsëri ambientin me suksese që ekzistojnë vetëm fantazinë e tij te sëmure, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderëve, kreu sot dy akte të rënda. Më së pari nxorri krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës. Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin. Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit.”, theksoi kreu i PD-së.

Share it :