Situata në Partinë Demokratike është mjaft e tensionuar. Lideri historik Sali Berisha me “Foltoren” e tij dhe në terren. Lulzim Basha i mbyllur në zyrë, por del si një diversant dhe “qëllon” nga ekranet. I ngelur i vetëm, tashmë edhe zërat pro tij kanë filluar të shuhen.
I vetmi “flakadan” është Gazment Bardhi, që në nervozizëm e sipër sulmon Partinë Demokratike, strukturat e saj, militantët.

Por, Lulzim Basha takimin e tij të datës 18, pra atë që mund të quhet një anti-miting, mesa duket ka ndërmend ta anulojë.
Ka një detaj mjaft të rëndësishëm që CNA.al e ka investiguar prej dy ditësh, i cili tregon se data 18 ishte një blof i Lulzim Bashës dhe Kuvendi i premtuar prej tij mund të anulohet.
Për të zhvilluar një Kuvend, do të duhet që Partia Demokratike, pra pjesa zyrtare e saj, Lulzim Basha të merrte me qira Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillonte Kuvendin e saj, të datës 18.
Burime zyrtare nga ky institucion, i cili administrohet nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, i thanë CNA.al se nuk ka një rezervim nga Partia Demokratike.
Ende nuk është marrë me qira apo të firmoset një kontratë nga PD-ja, për këtë institucion.

Pra, Lulzim Basha nuk ka shkuar të firmosë një dokument, i cili më pas do të merrte formë ligjore dhe atëherë do të dihej zyrtarisht që salla ishte rezervuar për PD-në. Dhe në një rast tërheqje nga secila palë, do të paguheshin penalitetet.
Mesa duket, Luli ende mendon se mund ta anulojë Kuvendin e tij dhe kështu që nuk ka firmosur një kontratë.
Nga ana tjetër, CNA.al ka mësuar se Radio Televizioni Publik është duke përgatitur Festivalin e fundvitit, pikërisht në Pallatin e Kongreseve.
Pra, ka edhe një përplasje e cila duket se është e pashmangshme. Festivali i Këngës në RTSH mund të zhvillhet edhe përtej datës 18 pra një javë më pas, që Lulzim Basha të zhvillojë Kuvendin.
Këto janë detajet të cilat na tregojnë se blofi i Lulzim Bashës me Kuvendin e datës 18 vazhdon e thellohet.




