Barnat/ Farmacitë, akuza Ministrisë së Shëndetësisë: Po ndërhyn në tenderat e medikamenteve

Grupet e interesit të sistemit farmaceutik kundërshtojnë edhe projektligjin e ri të barnave, i cili është bërë gati nga Ministria e Shëndetësisë

 

farmacia_palermo-farmacistaShoqata e Distributorëve Farmaceutikë ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se po ndërhyn në mënyrë antiligjore në procedurat tenderuese të medikamenteve. “Ajo që është më e rëndësishme, është të kuptoni që konventat ndërkombëtare, Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon që standardet të jenë të tilla, që të garantojnë sigurinë dhe cilësinë e barnave, që do të thotë zinxhiri i shpërndarjes nga prodhuesi deri tek pacienti apo konsumatori final duhet të jetë i mirëkontrolluar. Dhe sistemi që ne kemi aktualisht garanton këtë gjë. Në qoftë se një hallkë shkëputet dhe në këtë moment kjo po ndodh, atëherë ka vend për abuzime dhe ka vend për të rritur rrezikun e futjes së barnave që nuk garantojnë standardet e cilësisë dhe të sigurisë. Ne kemi nisur një shkresë për ministrin e Shëndetësisë, ku i kërkojmë sqarim se si ata kanë menduar që do ta monitorojnë situatën pas këtyre ndryshimeve. Normalisht që nuk kemi pasur një përgjigje”, – u shpreh Roland Xhaferaj, kreu i Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë. Gjithashtu, grupet e interesit të sistemit farmaceutik kundërshtojnë edhe projektligjin e ri të barnave, i cili është bërë gati nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Reagimi

Në një reagim të saj, Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar përfaqësuesve të tregtimit të produkteve farmaceutike që të mos bëjnë biznes me shëndetin. “Shëndeti për ne nuk është biznes. Ne duam të ofrojmë përkujdesje shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë, jo vetëm për ata që kanë mundësi të paguajnë. Në këtë pikëvështrim, pavarësisht nga prishja e disa interesave klienteliste, reforma që kemi ndërmarrë po funksionon dhe qytetarit po i shërbehet më mirë. Sot në farmaci ka më shumë barna dhe me çmime më të ulëta. Hoqëm TVSH-në prej 10%, ndërkohë që 56 barna të reja iu shtuan listës së barnave të rimburueshme këtë vit, plot katër herë më tepër se katër vitet e fundit të marra së bashku. Sot në spitale ka filluar furnizimi dhe falë uljes së çmimit, furnizimi është më i gjerë. Vitin e kaluar buxheti për barnat dhe materialet mjekësore i miratuar ka qenë 1.7 miliardë lekë, ndërkohë që sivjet është bërë 2.2 miliardë lekë, duke u rritur 29.4%”, – thuhet në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Barnat pa TVSH, kontroll farmacive

Autoritetet e shëndetësisë kanë nisur monitorimet në të gjitha farmacitë e vendit për tregtimin e barnave pa TVSH. Sipas përfaqësuesve të Qendrës së Kontrollit të Barnave, janë kryer rreth 150 inspektime, kryesisht në Tiranë, nga të cilat ka rezultuar se ka ende subjekte farmaceutike që tregtojnë mallin e mbetur stok me TVSH. Përfaqësuesit e shëndetësisë paralajmërojnë masa penalizuese sipas ligjit, por ndërkohë u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e abuzimit nga ana e farmacistëve, kur këta të fundit vazhdojnë të shesin barna me TVSH. “150 farmaci të kontrolluara në të cilat vetëm në 10 raste janë konstatuar shitje të barnave me TVSH. Normalisht ndaj këtyre subjekteve që kanë shkelur ligjin do të merren masa përkatëse në zbatim të ligjit. Nga data 1 prill, kur kanë filluar dhe ndryshimet ligjore të hedhura aktualisht në treg, rreth 2 milionë pulla që i përkasin si importit ashtu edhe prodhimit vendas.

Monitorimi i situatës në treg për barnat me TVSH është një proces që ka filluar në qytetin e Tiranës, por do vijojë dhe do shtrihet në të gjitha subjektet farmaceutike. Do t’u kërkoja të gjithë qytetarëve që në çdo rast kur do të gjenden përpara një bari me TVSH të evidentojnë rastin. Të denoncojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe ne të marrim masat tona”, – u shpreh drejtorja Juridike e QKKB, Migena Rizai. Duke filluar që nga 1 prilli, në bazë të vendimit të qeverisë, në territorin shqiptar në tregun farmaceutik, barnat do të shiteshin pa TVSH. Por ky vendim, sipas monitorimeve, ende nuk po gjen zbatim, pasi një pjesë e mirë e farmacive, kryesisht në kryeqytet, kanë sasi të mjaftueshme barnash të mbetura stok, të cilat i kanë blerë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

 

 

Universiteti i Tiranës / Të hiqet Matura Shtetërore

Universitetet kërkojnë heqjen e maturës shtetërore si kriter për hyrjen në shkollë të lartë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, sugjeron që Matura Shtetërore të jetë proces përmbyllës i shkollës së mesme, ashtu siç ka qenë vite më parë, ndërsa për pranimet në shkollë të lartë, universitetet duhet të vendosin vetë kriteret për përzgjedhjen e kandidateve deri dhe testime për degët specifike. Rektori i Universitetit të Tiranës kritikon ashpër Maturën Shtetërore. Sipas Kules, keqadministrimi i provimeve solli jo vetëm deformime të rezultateve të maturanteve, por edhe ulje të cilësisë në universitete. Megjithatë, ndryshimet e kërkuara nga shkollat e larta për mënyrën e pranimeve në universitete mund të bëhen vetëm vitin e ardhshëm. Edhe këtë vit Matura Shtetërore do të jetë i vetmi kriter për hyrjen në shkollë të lartë. Ndërkohë, qeveria pritet që shumë shpejt të publikojë kuotat e reja të pranimeve për në universitete, ku pritet një ulje për të gjitha degat.

 

 

Studimi/ Tre të katërtat e njerëzve me grip nuk shfaqin simptoma

Tre të katërtat e të rriturve me gripin sezonal dhe pandemik nuk shfaqin asnjë simptomë, thonë shkencëtarët në Britani. Autori kryesor, dr. Andrew Hayward, nga Kolegji Universitar në Londër, tha se studimi Flu Watch monitoroi pesë grupe të njëpasnjëshme të familjeve në të gjithë Anglinë gjatë gjashtë sezoneve të gripit nga 2006-2011. “Rastet e raportuara të gripit përfaqësuan majën e një ajsbergu të madh klinik dhe nënklinik, i cili është kryesisht i padukshëm për sistemet kombëtare të mbikëqyrjes, të cilat vetëm i regjistrojnë rastet që kërkojnë kujdes mjekësor”, – tha Hayward në një deklaratë. “Shumica e njerëzve nuk shkojnë te mjeku kur kanë grip. Edhe kur konsultohen me mjekun, ata shpesh nuk dallohen dot që kanë grip. Mbikëqyrja në bazë të pacientëve të cilët konsultohen në masë të madhe e nënvlerëson numrin e rasteve të komunitetit, gjë që nga ana tjetër mund të çojë në shifra të larta të përqindjes së rasteve, të cilat përfundojnë në spital apo vdesin. Informacionet mbi barrën e komunitetit prandaj janë kritike për t’i informuar programet e ardhshme parandaluese dhe kontrolluese”. Pjesëmarrësit e studimit dhanë mostra gjaku para dhe pas çdo sezoni të gripit dhe të gjitha familjet që morën pjesë u kontaktuan çdo javë për t’i identifikuar rastet e kollës, ftohjes, dhimbjes së fytit ose “sëmundjeve të ngjashme me gripin”. Çdo personi që raportoi simptoma iu kërkua ta ofronte një strisho të hundës në ditën e dytë të sëmundjes për t’u testuar për viruse të ndryshme respiratore.

 

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news