Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se hetimi mbi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit në laboratorin e drogës në Xibrakë, është një sprovë besueshmërie për pavarësinë e SPAK.
Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bardhi tha se çdo gjë që ka publikuar bazohet në dokumente të dosjes penale.
“Një pjesë brenda partisë ka një mendim ndryshe, por për drejtuesin e SPAK kam një respect professional dhe integritet moral. Nuk është Arta Marku, këtu do jemi. Nga kjo çështje varet nëse opinion publik duhet të ketë besim ose jo dhe nëse vërtet i kanë shpallur luftë njerëzve të pushtetshëm”, tha Bardhi.




