Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit Begaj

Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit Begaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi akuzoi Presidentin për sjellje të njëanshme dhe shkelje të rënda të Kushtetutës.

“Kam njoftuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Rama po keqpërdor presidentin”, tha Bardhi në fillim të intervistës.

Sipas tij, Presidenti ka bërë ndërhyrje brutale në sistemin kushtetues, duke shkelur jo një, por shtatë herë Kushtetutën. Ai përmendi veçanërisht rastin e ndërhyrjes në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti nuk zbaton Kushtetutën. Nuk mund të thotë presidenti se ‘unë e shkrij Gjykatën Kushtetuese’, nuk e pyes atë. Begaj ka bërë ndërhyrje brutale edhe në mandatet e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai.

Bardhi u ndal edhe te emërimi i ministres Diella, duke e cilësuar një tjetër akt të paprecedent nga ana e Presidentit.

“Presidenti nuk mund të përdorë termin ‘ministër’ për Diellën, sepse Diella është ministre sot në mënyrë antikushtetuese, pasi rrugën ia hapi dekreti i Begajt”, tha ai.

Një tjetër pikë që, sipas Bardhit, tregon shkeljen e rolit të Presidentit si garant i unitetit kombëtar, ishte mosreagimi ndaj pranisë së ambasadorëve në mitingjet e Partisë Socialiste.

“Në mitingjet e PS-së kanë qenë ambasadorë. Presidenti në këtë rast mund t’i jepte mesazh publik, duke u thënë ambasadorëve që të mos marrin pjesë në aktivitete politike”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Në listën e shkeljeve, Bardhi përfshiu edhe një ligj të miratuar nga mazhoranca që, sipas tij, cenonte hapësirat e opozitës në Kuvend. Ai theksoi se opozita i kishte kërkuar Presidentit ta kthente ligjin për rishqyrtim, por ky i fundit nuk veproi.

“Maxhoranca kaloi një ligj antikushtetues që ngushtonte hapësirën e opozitës në Kuvend dhe i kemi kërkuar presidentit që ta kthejë mbrapsht ligjin. Por Presidenti dekretoi ligjin dhe hodhi poshtë argumentet tona”, u shpreh Bardhi, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë”.

Një tjetër element që Bardhi solli në vëmendje ishte deklarimi i të ardhurave nga vetë Presidenti si mjek, çka, sipas tij, përbën shkelje të ligjit për konfliktin e interesit.

“Presidenti deklaron se merr të ardhura për konsulencën që jep si mjek. Kjo nuk lejohet me ligj”, tha ai.

Në fund, Bardhi ngriti dyshime mbi lidhjet familjare të Presidentit me përfitime publike, duke akuzuar djalin e tij për përfshirje në kompani që fitojnë tenderë në Shqipëri.

“Djali i presidentit jeton jashtë vendit dhe është i deklaruar si i punësuar në një klinikë private në Gjermani. Ndërkohë, punon edhe për kompani sigurimesh në Shqipëri. Kompania ku është punësuar ka fituar tendera. Ai merr 30 mijë euro në muaj dhe janë shumë”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë një përqendrim të pushtetit në duart e një njeriu të vetëm dhe përdorimin politik të Presidentit.

Gjithashtu, Bardhi deklaroi se Partia Demokratike do të depozitojë edhe një kallëzim penal ndaj kreut të shtetit për çështjen e pasurisë së tij.

Gazment Bardhi: Ne sulmojmë modelin që zgjedh Edi Rama për të qeverisur se nuk është Bajram Begaj. Bajram Begaj është një individ që e mori Edi Rama dhe e vuri president, pra në qindra intelektualë me integritet, profesionistë e me radhë, Edi Rama mori një njeri ekzaktësisht modelin që i dueht në institucionet shtetërore që mund të kontrollohet, një njeri që mund të akuzohet për afera korruptive, një njeri që mund të shantazhohet.

Blendi Fevziu: Pse niseni ju nga kjo dhe thoni, Presidenti i Republikës ka marrë edhe pëlqimin e SHBA-ve, ambasadës amerikane në Tiranë, ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i dekretuar nga ish-presidenti Meta që ishte aleati juaj…

Gazment Bardhi: Imagjinoni, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, paradite bënte shefin e Shtabit, pasdite bënte mjekun sepse kjo marrëdhënia me Acibadem është e shtrirë prej vitesh.
Blendi Fevziu: Duhet të jetë një gjë e verifikuar se unë nuk e di?

Gazment Bardhi: Jo, mjafton të hapni deklaratat janë zyrtare, janë publike, nuk është një fakt i fshehur.

Blendi Fevziu: Kjo tregon pozitivitet se dikush mund ta fshihte, mund t’i merrte ato lekë në dorë.

Gazment Bardhi: Jo, nuk mundet sepse është skemë klasike e deklarimit dhe justifikimit të pasurive se po të hapni pasurinë e presidentit, por kjo është një çështje që do të trajtohet me kallëzim penal ndaj tij…

Blendi Fevziu: Pse, presidenti ka shumë pasuri?

Gazment Bardhi: Presidenti është i vetmi njeri në këtë glob që vëllai i vet i blen shtëpi me para të fituara në emigracion, mami dhe babi blejnë një shtëpi dhe ia shesin presidentit për 2 milionë lekë të vjetra, është i vetmi njeri që duke punuar në ushtri ka privatizuar prona pa kundërshpërblim të ushtrisë, por këto janë histori që nuk kanë lidhje me Kushtetutën, prandaj ne nuk i kemi bërë publike.

Blendi Fevziu: Do t’i bëni?

Gazment Bardhi: Patjetër. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit. A e dini ju që presidenti është sot pronar, nga një apartment 166 metër katrorë, sot është duke ndërtuar tri vila?

Blendi Fevziu: Ku e dini që po ndërton presidenti vila?

Gazment Bardhi: Ne jemi opozita e vendit që mbledhim informacione, verifikojmë informacione.

Blendi Fevziu: Gjysma e informacioneve janë false, janë kaotike, janë të shtuara.

Gazment Bardhi: Më thuaj një denoncim që unë kam, bërë në këtë studio që ka dalë fals.

Blendi Fevziu: Pse keni targetuar presidentin?

Gazment Bardhi: Kemi targetuar Edi Ramën, nuk është Bajram Begaj.

Blendi Fevziu: Po i bini pragut që të dëgjojë dera…

Gazment Bardhi: Ne po i biem modelit korruptiv që Edi Rama çon në çdo institucion të këtij vendi.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news