Bardhi: 32 ditë zvarritje për Ballukun, drejtësia nuk mund të presë lejen e Ramës

Bardhi: 32 ditë zvarritje për Ballukun, drejtësia nuk mund të presë lejen e Ramës

Gazment Bardhi ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa të pajustifikuara dhe të zbatojë të njëjtat standarde për të gjithë, duke kritikuar zvarritjen e çështjes së Belinda Ballukut.

Në reagimin e tij, Bardhi e cilësoi të papranueshme që një person i akuzuar për 14 vepra penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë dhe shkeljen e barazisë në tendera, të vijojë të jetë i lirë dhe të ushtrojë funksione publike.

Sipas Bardhit, vonesat në trajtimin e çështjes ngrenë pikëpyetje mbi zbatimin e barabartë të ligjit dhe krijojnë perceptimin se për personat në pushtet drejtësia vepron me standarde të ndryshme.

Reagimi:

DITA 32 – Drejtësi pa vonesa!

Është e papranueshme që një person i akuzuar për 14 vepra penale — 2 akuza për korrupsion, 2 për pastrim parash, 2 për fshehje pasurie dhe 8 për shkelje të barazisë në tendera — të vazhdojë të jetë i lirë dhe të ushtrojë funksione publike, duke marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Mosveprimi dhe zvarritja në çështjen e Belinda Ballukut ngrenë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e barabartë të ligjit dhe forcojnë perceptimin se në Shqipëri, për njerëzit me pushtet ose të mbrojtur nga pushteti, drejtësia ecën me një ritëm tjetër.

Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Pa përjashtime. Pa privilegje. Pa standarde të dyfishta.

SPAK duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa vonesa të pajustifikuara, në përputhje me ligjin. Akuzat penale janë serioze dhe kërkojnë përgjigje institucionale, jo heshtje apo zvarritje.

Drejtësia nuk mund të presë sinjale politike dhe as të kushtëzohet nga vullneti i Kryeministrit. Ajo duhet të veprojë e pavarur, me integritet dhe me të njëjtin standard për këdo.

Dita e 32-të e pritjes është një tjetër ditë ku kërkohet përgjegjësi. Askush nuk është mbi ligjin. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Drejtësia duhet të veprojë

Share it :