Avokatja Adriana Kalaja ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, përmes të cilave denoncon një koment fyes të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në koment, Balla i drejtohet Kalasë me gjuhë fyese, duke i bërë shantazh publik për faktin që ajo merr pagë (në mënyrë legjitime) nga Parlamenti, dhe kësisoj sipas Ballës nuk duhet të marrë pjesë në protesta kundër qeverisë.
“Adriana Kalaja banditi satëme. Po s’ke faj ti se merr rrogën në Parlament. Ke shumë të drejtë të marrësh rrogën të premten dhe të shtunën ta qëllosh me gurë”, thuhet në komentin e publikuar nga avokatja.
Kalaja nuk ka vonuar me përgjigjen, duke i kujtuar Ballës se pagën e merr për punën e saj dhe jo prej tij, ndërsa paralajmëron se ai do të japë llogari për atë që, sipas saj, i është bërë Shqipërisë.
“Rrogën nuk ma jep ti, bandit, se bëj punën time dhe shumë shpejt do përgjigjesh për atë që i keni bërë Shqipërisë”, i është përgjigjur Kalaja.
Në reagimin e saj, avokatja e ka akuzuar gjithashtu Ballën për shantazh dhe presion, dhe ka pohuar se Balla ka heq komentin: “Pse e fshive komentin, o bandit?”.
Image
Image
Galeria fotografike (
1 / 2
)




