Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me Taulant Ballën dhe Marion Çelën, vëllain e Suel Çelës.
Sipas denoncimit të publikuar në Facebook, Berisha thekson se ‘Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit’.
Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen’, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Breaking News.
Taulant Bego Jaris nxjerr nga burgu i Peqinit Mario Çelën!
Të dashur miq, Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.
Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen.
Lexoni denoncimin e qytetarit digjital dhe transkriptin e bisedës së Taos me Mario Çelën.





