Baçi: Dokumentat zyrtare të shtetit po lihen qëllimisht jashtë fokusit të hetimit për të mbyllur mega aferën e inceneratorëve

Në një deklaratë të mbajtur për mediat deputeti i PD Luan Baçi bëri me dije se 11 deputetë të Partisë Demokratike së bashku me të, i janë drejtuar SPAK dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke i vënë në dijeni për shkeljet e rënda të prokurorit Dritan Prençi, i cili ka fshehur prova që zyrtarë të lartë të Edi Ramës të dalin pa lagur.

Baçi tha se këto dokumenta zyrtare të shtetit po lihen qëllimisht jashtë fokusit të hetimit nga vetë sistemi i drejtësisë, për të mbyllur një herë e mirë mega aferën e inceneratorëve.

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETIT TË PD, LUAN BAÇI

11 deputetë të Partisë Demokratike, ndër të cilët edhe unë, i jemi drejtuar SPAK dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke i vënë në dijeni për shkeljet e rënda të prokurorit Dritan Prençi, i cili ka fshehur prova që zyrtarë të lartë të Edi Ramës të dalin pa lagur.
Prokurori Dritan Premçi qëllimisht ka zhdukur provat që përfshijnë drejtpërdrejt në aferën e inceneratorit të Fierit Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj.
Këto janë vënë në pah nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Në çështjen e Incineratorit të Fierit, Gjyqtarja e Seancës Paraprake, me vendimin nr. 26, të 24 marsit 2023 ka vendosur “Dërgimin e çështjes në gjykim për Incineratorin e Fierit”. Në pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton se, hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Dritan Prençit) janë të mangëta, të cekta, të pjesëshme, të devijuara, dhe selektive.
Këto veprime të Prokurorit Dritan Prençi kapërcejnë përgjegjësinë disiplinore ndaj tij, dhe janë veprime të kundraligjshme të ndëshkueshme penalisht, pasi është Prokurori Prençi, që në rastin konkret rezulton të ketë konsumuar me dashje, veprën penale të ”Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Prokurori që ka për detyrë të kryejë hetime të plota, i ka mbyllur hetimet brenda dy javësh dhe nuk ka hetuar shtetasit që përmenden në aktet e kontrollit të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave.
Duam të ritheksojmë atë që nga kjo foltore është paraqitur që prej 3 javësh se, i njëjti prokuror po fsheh të dhënat e raportit kofidencial të KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat të cilat pasqyrohen nga Altin Dumani në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtpërdrejtë Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Siç e shihni, këto nuk janë akuza politike dhe as interpretime të cilat mund të denigrojnë figurën e prokurorëve.
Ne thjeshtë po prezantojmë para qytetarëve shqiptarë dhe vetë institucioneve të drejtësisë, dokumenta zyrtare të shtetit të cilat qëllimisht lihen jashtë fokusit të hetimit nga vetë sistemi i drejtësisë, për të mbyllur një herë e mirë mega aferën e inceneratorëve, të cilët do duhej të ishin hetuar si një grup i strukturuar kriminal.
Ky devijim i hetimit penal, kjo paligjshmëri, ka sjellë favorizimin e personave që janë lënë jashtë këtij procedimi penal.
Shkeljet e rënda të konstatuara në vendimin e sipërpërmendur, përbëjnë detyrim për nisjen e procedurave nga institucionet e Drejtësisë, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Këto krime të mëdha shtetërore, abzuime me qindra miliona euro të bëra nga Rama, Veliaj dhe klani i tyre hajduto-mafioz, janë arsyet se pse opozitës kërkojnë t’i mbyllin gojën duke arrestuar, pa asnjë provë, liderin Sali Berisha.
Për këtë arsye ne u kërkojmë qytetarëve të Fierit dhe të mbarë Shqpërisë t’i bashkohen aksionit opozitar: O sot, o kurrë!

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.