Kryeministri britanik, Boris Johnsos, është bërë baba për herë të shtatë.
Bashkëshortja e tretë e kryeministrit britanik, Carrie, lindi një vajzë.
Ky është fëmija i dytë i çiftit dhe i shtati i Boris Johnson.
“Nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti falënderon stafin e shkëlqyer mjekësor të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, tha një zëdhënëse e çiftit për Press Association.
Lindja u njoftua pak minuta pasi Komisioni Zgjedhor gjobiti Partinë Konservatore të Johnson me 17,800 £ (32,846 dollarë) për dështimin në raportimin e saktë të donacioneve të përdorura për financimin e ridekorimit të banesës mbi 11 Downing Street, ku çifti jeton me djalin e tyre, Wilfred.
Pak muaj më parë, Boris Johnson, duke iu referuar fëmijëve të tij, u tha gazetarëve: ” Unë kam gjashtë fëmijë dhe ndërroj shumë pelena“, duke iu referuar djalit të tij më të vogël, Wilfred, të cilin e ka me Carrie. “Është fantastike të kesh fëmijë në Downing Street, “ shtoi ai.





