Avokati Sokol Mëngjesi niset për kurim drejt Athinës

6 ditë pasi avokati Sokol Mëngjesi qëndroi në gjendje kome, pasditen e kësaj të hëne është transportuar drejt Athinës me kërkesë të familjarëve. Sipas raportimeve të mediave, Mëngjesi është transportuar me avion për mjekim në shtetin helen.

Avokati u vendos në gjendje gjumi nga mjketët pasi në datën 29 maj sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut, 3 persona e sulmuan brutalisht duke i shkaktuar plagë të shumta.

Policia thotë pas ngjarjes ata u larguan me makinën e një personi të katërt. Njëri prej tyre është vetëdorëzuar ndërsa 3 janë në kërkim. Dorian Alia 32 vjeç ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :