Avokati Salillarit theu kauzën për Sokol Mëngjësin, Maliqi: Të kryhet hetim pasuror ndaj tij

Pasi  Kostika Çobanaqi, avokati i oligarkut Pëllumb Salillari, theu vendimin e marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, duke mos respektuar bojkotin 3-ditor të avokatëve për Sokol Mëngjesin, ka reaguar edhe Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit Lefter Maliqi.

Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se Çobanaqi, ishte Kryetar Gjykate në Berat sa i erdhi lajmi për vetting dha dorëheqjen.

Më tej ai thekson se duhet të kryehet një hetim pasur për avokatin në fjalë.

Postimi i Maliqit:

Avokati i ish fatorinos Salillari ka qene gjyqtar e Kryetar gjykate ne Berat dhe sa i erdhi lajmi per veting dha doreheqjen. Koha qe te kryhet hetim pasuror per keta avokat e ish gjyqtar me pasuri,vila etj.Drejtesia shpejt do vihet ne vend.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :