Avokati Goxhaj pas lirimit nga komisariati: Fuga me çufot e tij u munduan të më merrnin paswordet e rrjeteve sociale.

Avokati Goxhaj pas lirimit nga komisariati: Fuga me çufot e tij u munduan të më merrnin paswordet e rrjeteve sociale.

Avoktai i njohur Altin Goxhaj u arrestua dje nga policia vetëm se po filmonte dhunën policore ndaj të rinjve studentë në qendër të Tiranës.

Gjatë mëngjesit të sotshëm ai është liruar dhe ka shpjeguar gjithçka çfarë i kishte ndodhur në një postim në fecabook. I kishin marrë telefonin dhe sipas tij janë mundura të ti zbulojnë kodin e sigurisë.
Mesazhi

Mirmëngjes. Sapo më liruan nga Komisariati Nr 1 dhe konstatova që celulari im ishte 70% i karikuar (nga Endri Fuga ) e kisha lënë më 20% kur ma rrëmbyen dje, dhe në çantë mungonte seti i karikimit! Bilanci i sulmit të mbrëmjes në këtë vend ishte syzet optike dhe maska të humbura.

Siç e keni në video live e djeshme, shkaku i arrestimit ishte filmimi parandalues i dhunimit që po i bëhej një djali të ri, ndërsa shkaku i karikimit të celularit ishte Endri Fuga dhe kjo ishte arsyeja që edhe pse veprimet proçeduriale të arrestimit tim u kryen në mesnatë mua më mbajtën deri tani që të kishte kohë Fuga të përpiqej me çufot të merrnin paswordet e rrjeteve sociale.

P.s. Fuge, ke harru të më leje në çantë setin e karikimit të celularit!!!

Share it :