Autointervista/ Meta: Transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë…
Ilir Meta gjatë një autointerviste u ka dhënë përgjigje gjithë pyetje që mediat dhe publiku kane shtruar pas seancës gjyqësore ne GJKKO.
– PJESA E DYTE –
keni besim se ky proces do jetë i drejtë
Transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori militant e falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi, pavarësisht se një herë shfaqet me pantallona e herën tjetër me fund.
Ai mund të shfaqet edhe nudo se se ka për herë të parë.
Po kështu, transmetimi live do i tregonte opinionit publik nivelin e vërtetë profesional dhe moral të “specialëve”.
Ndaj edhe nuk garantohet ky standard transparence i vendosur që nga gjyqi i 2 Prillit 92-93.
IKurrë s’kam patur iluzione te “Drejtësia e Re” apo Ramaforma.
Dje dëgjuam kreun e SPAK-ut se korrupsioni është në rritje.
Porn a mjafton edhe përkeqësimi me 11 vende i Shqipërisë në Transparency Internacional për korrupsionin vetëm në një vit, për të kuptuar se kollona vertebrore e këtij sistemi është vetëm Edi Rama, faktet për të cilin ulërasin prej vitesh me firmat e tij.
Një nga arsyet pse edhe gjykimin kundër meje duan ta “kycin” nga publiku është se edhe këtu, si te dosja “Partizani”, shfaqen aktet dhe fjalimet e Edi Ramës.
Po kështu, Prokurori që pushoi kallëzimin e KLSH për faljen e 479 milionë eurove Cez-it nga Edi Rama, pa thirrur as kallëzuesin, regjistroi cështjen DIA mbi bazë të një kallëzuesi të rremë që prokurorja Donika Prela refuzonte t’I jepte statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi dëshmia e tij ishtee pavlerë.
Është po ky kallëzues që kurrë se ka përmendur Ilir Metën më parë, as në gjyqin kundër Ismailajt këtu, as në Arbitrazhin e Vjenës ku del me rol të dyfishtë dhe as në dëshminë e dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Cez-in në 2016-tën, ku i pyetur për DIA-n ka përmendur dhe akuzuar persona të tjerë.
Këtë kallëzues e “shëtit” Edi Rama në cdo banak televiziv për të shpikur e gënjyer.
Pra, i bindur në kriminalizimin e gjithë këtij procesi që në nisje, hetime, rrëmbimin publik të pahetuar ende, hetimet e pakryera qëllimisht për të krijuar mjegull, “shorti” i gjyqtares së seancës paraprake që i ra zonjës Gjoka, që ishte dy herë në konflikt interesi, jo vetëm pse ishte në hetim nga Z. Dumani, por edhe se kishte gjykuar cështjen DIA në 2016, e shumë “rastësi” të tjera, mbetem i bindur në drejtësinë e vendimeve të mia në denoncimin e shformimit të Reformës e shndërrimin e saj në Ramaformë.
Unë jam këtu në burgun e vogël që Shqipëria të jetë një burg i madh në shërbim të Edi Ramës e Sorosit.
Ka një avantazh për ju se ju lejojnë me dëshirë që të “arratiseni” nga Shqipëria për ta zbrazur atë nga shqiptarët.
Por unë Diellin e Shqipërisë nuk e ndëroj edhe këtu ku jam me asnjë tjetër në botë.
Jam më i vendosur, më i duruar dhe më i angazhuar se kurrëpër t’ua kthyer lirinë dhe sovranitetin të gjithë shqiptarëve.
Jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont.
Besoj se ky mjedis ka edhe avantazhet e tij, e sidomos në rritjen e përqëndrimit dhe fuqizimin e largpamësisë




