Aulon Kalaja: Luftë klanesh në PS, Agasi ka video s*ksuale me zyrtarë të qeverisë

Aulon Kalaja: Luftë klanesh në PS, Agasi ka video s*ksuale me zyrtarë të qeverisë

Aulon Kalaja komentoi hetimet e SPAK që implikojnë mazhorancën me Belinda Ballukun dhe biznesmenin Ergys Agasi.

Kalaja u shpreh se Balluku megjithëse nuk është më zv.kryeministre ka pushtet te ministra dhe drejtorë.

Ndërkohë që shtoi se SPAK ka video seksuale nga dosja e Agasit, që implikojnë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë

“Ajo është vejusha e zezë. Fuqia e saj te drejtori i policisë, ministrat ka jë grup parlamentar në dorë. Kemi një luftë klanesh dhe zoti Rama nuk di kë të mbajë. Kemi video seksuale me drejtues shumë të lartë që kanë mbajtur peshën më të lartë si psh të tokave. Lidhen me Ergys Agasin. Janë te videot që administrohen nga SPAK. Mos ti trajtohen si histori dashurie, sepse relativizojmë çështjen. Detyruan Taren të thotë tradhtova gruan me Belinda Ballukun

Ka kaluar çdo parashikim. Mbushet 1 vit nga gjella e servirur çdo ditë me emrin Belinda Balluku. Është mediokritet që flasim për këtë zonjë. Nuk kemi ndonjë temë tjetër. Ka kaluar çdo parashikueshmëri. Është njeriu që na mësoi edhe duke mos qenë zv.kryeministre është të jesh më e fortë. Mjetet e shantazhit janë shumë të fortë.”- tha Kalaja në News24.

Share it :