Atentati ndaj prokurorit/ U përgjua dhe u mbajt nën vëzhgim, arrestohet bashkëpunëtori i Redjan Rrajës, në telefonin e tij…

Ariol Halilaj, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, është 29-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Shtetit.

Ai është i akuzuar, si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj disa muaj më parë.

Korespondenti i Panorama bën me dije se Policia arriti tek Halilaj pas verifikimeve që kanë kryer në telefonin e Redjen Rrajës, i arrestuar tashmë si njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes.

Pasi kanë verifikuar kontaktet në telefonin e Rrajës, kanë arritur tek Ariol Halilaj.

Gjithashtu korespondenti i Panorama raporton se 29 vjeçari nga Skrapari është mbajtur i survejuar gjithashtu edhe nën përgjim.

Policia njoftoi se nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :