Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku ish-kryetari i komunës së Velipojës Pashko Ujka u plagos me armë zjarri.
“Blutë” bëjnë me dije se 64-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.
Korrespondenti i “Panorama.al” raporton se Pashko Ujka ka marrë plagë në shtyllën kurrizore dhe është transportuardrejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij në afërsi të banesës, ndërkohë që ka qenë duke hyrë ose dalë nga shtëpia.
Kujtojmë që Pashko Ujka ka qenë kryetar komune në vitet 2011-2015, dhe nga dyshimet e para plagosja mund të lidhet me kohën kur ka ushtruar detyrën si kryetar komune.
Mësohet se kjo është hera e tretë që qëllohet me armë zjarri në drejtim të Pashko Ujkës.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.




