Astronautët: Tokën do ta godasë diçka

asteroid toka“Ruleti kozmik është në vepër”. Me këto fjalë e ka përshkruar ish-astronauti Ed Lu rrezikun i cili e kërcënon botën nga arritja e mundshme e një asteroidi të madh, për të cilin ende nuk jemi të vetëdijshëm se ia ka mësyrë drejt nesh. “Nuk mund të vazhdojmë të luajmë dhe të presim se secilën herë do të fitojmë”, tërheq vërejtjen Lu. Ai është në krye të grupit të përmendur të astroanutëve, të cilin e ka themeluar fondacioni B612, ndërsa ide e tyre është që 250 milionë dollarët t’i shpenzojë në konkstruktimin e një teleskopi kzomik, i cili do të jetë në gjendje që disa vite përpara të vëreje gjithçka që mund të përplaset në Tokë dhe ta çrregullojë yërë jetën e gjallë në të. Një çudi e tillë e teknikës njerëzve do t’ua jepte mundësin që për disa vite të provojnë së paku të bëjnë ndonjë plan mbrojtjeje të jetës pas goditjes së rëndë.  Si argument Lu përmend mësyrjen marramendëse të asteroidit, i cili ka shpërthyer mbi Çeblaninskin rus. Askush s’e ka vërejtur se po vjen, kurse detonacioni të cilin e ka krijuar me hyrjen ne atmosferën e Tokës ka qenë sa 30 bomba atomike te Hiroshimës. Ai ka ardhur nga drejtimi i Diellit, kështu që për shkak të shkëlqimit nuk e ka vërejtur asnjë teleskop në Tokë, kurse po atë ditë nga një drejtim tjetër ka arritur një asteroid, për të cilin me të drejtë është besuar se do të anashkalojë. Të gjithë e prisnin atë, kurse 16 orë më heret pasoi tronditja në Çelabinsk – shkëmbi më i rëndë se Kulla e Eiffelit si një top i zjarrtë ka fluturuar në atmosferë me shpejtësi prej 68.000 kilometrash në orë dhe ka shpërthyer fuqishëm në lartësinë rreth 30 kilometra. Janë dëmtuar mijëra shtëpi dhe objekte tjera, kurse janë lënduar mbi 1.500 njerëz. Astronomi Peter Brown nga Universiteti kanadez Western Ontario në fillim të vitit ka njoftua se vetëm nga vitit 2001 deri më sot deri në Tokë kanë arritur madje 26 asteroidë të ngjashëm apo edhe më të mëdhenj se ai në Çelabinsk, që është më shumë më tepër se sa mendohej më parë. Informatat detale mbi këta asteoridë do t’i botojnë Lu e kolegët e tij në koneferncën e ardhshme për gazetarë, në të cilën me videoprezantim do ta paraqesin projektin e tyre të teleskopit hapësinor, të cilat ia kanë vënë emrin Sentinel. “Ne fjalë për fjalë jemi në murin e qitjes”, thotë ish-astronauti Rusty Schweickart, i cili dikur ka qenë pjesë e ekipit në misionin Apollo 9. “Duam që njerëzit të kuptojnë për çka është fjala. Këto gjëra ndodhin, ato janë në vazhdim dhe shkëmbi i madh është në rurgë, është në pyetje vetëm çasti”, ka thënë ai.

 

“Një asteroid mund të godasë Tokën këtë javë”

Teologu evangjelist Pat Robertson thekson “profecinë”, sipas të cilës e vendos Zoti se “kur do të na kthejë të gjithëve në shtëpi”. Pat Robertson, manjat 84-vjeçar amerikan i medias dhe teolog evangjelist, në të kaluarën ka folur disa herë për një rënie të mundshme, të menjëhershme të një asteroidi mbi Tokë, duke e lidhur me një parashikim të tij të vjetër mbi ditën e Gjykimit Universal. Mirëpo, të njëjtin parashikim ka guxuar ta bëjë edhe në këto ditë, gjatë një programi televiziv të quajtur “The 700 Club”, që transmetohet në kanalin “Abc Famlily”. Pikërisht, Robertson (në foton përbri) ka ftuar telespektatorët të “jeni gati”, pasi gjithçka mund të ndodhë që javën e ardhshme. “Rrëzimi i një asteroidi mund të konkretizohet javën e ardhshme, ose mijëra vite nga sot. Gjithsesi duhet të jemi gati në momentin që Zoti thotë se është koha për t’u kthyer në shtëpi…”, ka pohuar duke iu referuar impaktit me një asteroid që mund të çojë drejt “aktit final”, gjë për të cilën fliste edhe në romanin e publikuar në vitin 1995, “The end of the Edge”. “S’shoh asgjë tjetër që mund të përmbushë fjalët profetike të Jezusit, me përjashtim të një asteroidi”, ka shpjeguar Robertson. “Nuk ka asgjë tjetër që mund të nxehë detet, të errësojë qiejt, për të na privuar nga drita e diellit dhe hënës, duke terrorizuar njerëzit në Tokë”.

 

 

 

 

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news