Rev Mayers ka pikturuar qindra vepra arti duke përdorur gjakun e tij. 39 vjeçari nga Sidnej ka rrezikuar jetën e tij për t’u bërë nga të paktët piktorë në botë që përdorin gjakun. Ai ka rrëfyer për “Daily Mail” se e ka lidhur 3 herë makinerinë që pikturon me venat e tij. Ai tregon se për artit bën gjithçka dhe thekson se për herë të parë e ka aplikuar para 11 vitesh. Në të shumtën e rasteve ai përdorur për të pikturuar gjakun që i është marrë fillimisht nga një infermiere. Ai bën piktura të ndryshme, që nga kafshët e deri te krijesat imagjinare. Talenti dhe guximi i këtij artisti janë vlerësuar nga shumë persona.





