Arrestohen babë e bir, iu gjetën municion armësh dhe drogë

Plumba ndaj policisë, në pranga 4 të rinj të akuzuar për vjedhje me dhunë

 

Policia e Burrelit ka arrestuar në flagrancë at e bir për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Në prangat e policisë ranë Lavdi Zhgjoti, 57 vjeç, dhe Ergys Zhgjoti, 22 vjeç.

Fillimisht u arrestua i riu pasi iu gjetën në rroba një dozë lënde narkotike, kurse gjatë kontrollit në banesë u zbuluan dhe u sekuestruan disa municione, një automatik, një pushkë, një çifte, 2 karikatorë dhe 50 fishekë. Të gjitha armët janë pa leje dhe zotëroheshin nga babë e bir. Gjatë aksionit janë sekuestruar armë dhe municione: 1 automatik, 1 pushkë, 1 çifte, 2 karikator, 50 fishekë. Sekuestrohet edhe një dozë lënde narkotike. Arrestimet janë bërë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative. Me pas operacioni ka vijuar me kontrollin në banesë, ku u gjetën armë dhe municione te cilat i posedonin babë e bir pa leje përkatëse. Armët dhe municionet u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Matit për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.

Share it :