Arresti i Berishës dhe Malltezit pa prova/ Gjokutaj: Ja pse ky proces është politik dhe i drejtuar posaçërisht nga Rama

“Në komisionin hetimor për sistemin TIMS, një nga anëtarët e mazhorancës thërret z. Berisha si në cilësinë e dëshmitarit. Pra, bën një kërkesë. Dhe në mënyrë urgjente, me urdhër personal të Edi Ramës, është revokuar kërkesa. Pse?!” 

Nga fjala e avokatit Genc Gjokutaj sot gjatë konferencës së shtypit të znj. Argita Malltezi dhe ekipit të përfaqësuesve ligjorë të z. Sali Berisha dhe z. Jamarbër Malltezi, lidhur me vazhdimin e mbajtjes së tyre në arrest pa prova.

Av. Gjokutaj: “Po ti qëndrosh arsyetimit të SPAK-ut në bashkëpunim me GJKKO, afërmendsh që gjykata bën çfarë i thotë SPAK dhe po për këtë arsye, afërmendsh që procesi është politik.

Po afërmendsh sipas arsyetimit të tyre, por jashtë çdo lloj logjike dhe ligji, ky proces është politik dhe i drejtuar posaçërisht nga Edi Rama.

Më lejoni të them që vendimi i masës së sigurimit të liderit Berisha është zgjatim i vendimit të mëparshëm me po këtë objekt – zëvendësimin e detyrimit me paraqitje  dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, pasi ai vendim i parë pasohet nga ky i dyti sepse ato janë në sinkron me njëra- tjetrën. Është Kushtetuta e shkelur ajo që i lidh pazgjidhshmërisht këto dy vendime, sepse ishte detyrë e Gjykatës së Lartë, herën e parë që të konstatonte antikushtetueshmërinë dhe çdo akti i pavlefshëm dhe çdo akt tjetër që mbështetet mbi këtë pavlefshmëri, është i pavlefshëm.

Imagjinoni dy trupa gjykuese të Gjykatës së Lartë si gjykatë ligji jo si gjykatë fakti, nuk e konstatojnë këtë. Mendoni ju që ata nuk e kanë kapacitetin?!

Në mënyrë absolute! Afërmendsh që është proces politik dhe në proceset politike, afërmendsh që nuk konstatohen këto parametra në proces.

Do t’ju them një diçka shumë interesante për ju. Në komisionin hetimor për sistemin TIMS, një nga anëtarët e mazhorancës thërret z. Berisha si në cilësinë e dëshmitarit. Pra, bën një kërkesë. Dhe në mënyrë urgjente, me urdhër personal të Edi Ramës, është revokuar kërkesa. Pse?! Logjika është tepër e thjeshtë. Kjo politikë po lodhet shumë me GJKKO dhe me SPAK-un për të mos e lejuar zotin Berisha që të vejë në parlament. Kemi bërë kërkesë që ai të shkojë në Kuvend dhe një anëtare e mazhorancës, e cila besoj se është periferike, nuk i di këto lojërat e Shefit të saj, ka rënë në “mina”. Mirëpo Shefi, si gjithmonë inteligjent, dhe vigjilent shumë, e ka revokuar këtë.

Pra, ka një simetri midis zgjatjes së afatit të hetimit për të djegur afatin e mandatit. Merret zgjatje, për të shkurtuar! E kuptoni ku kanë mbërritur këta?!”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.