Skema për emigrantët njeh të drejtën për sigurim vullnetar në kushtet kur personat e interesuar nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin korent
Rikthimi i emigrantëve për festat e fundvitit ka bërë që Instituti i Sigurimeve Shoqërore të përgatisë një paketë për futjen e tyre në skemën e pensioneve në Shqipëri. Për të përfituar një pension të pjesshëm pleqërie, një emigranti i duhen minimalisht 15 vite sigurim dhe për një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite. Skema për emigrantët njeh të drejtën për sigurim vullnetar në kushtet kur personat e interesuar nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin korent. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për përfitime deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar. Kjo skemë njeh gjithashtu edhe zgjerimin vullnetar të degës së sigurimit për dy grupe të mëdha: të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, të cilët janë në skemën e sigurimit të detyrueshëm. Kjo do të thotë se ata mund të sigurohen vullnetarisht për përfitime që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm si: në rast aksidenti në punë, sëmundje profesionale dhe paaftësi të përkohshme në punë. Po kështu mund të bëhet mbulim vullnetar të periudhave të kaluara. Pra, personat e interesuar mund të sigurohen vullnetarisht për periudha të kaluara që nuk janë mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm, duke filluar nga 1.10.1993. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Të vetëpunësuarit (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, vazhdojnë krahas sigurimit të detyrueshëm, edhe sigurimin vullnetar për një pension më të lartë të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.
Procedura
Dokumentet që kërkohen nga ISSH janë: fotokopje e librezës së punës ku pasqyrohen periudhat e sigurimit dhe fotokopje e librezës së kontributeve nëse ka dhe certifikatë personale ose fotokopje e letërnjoftimit. Punonjësi i sigurimit vullnetar mbasi i llogarit vjetërsinë aktuale personit të interesuar e informon për periudhën kontributive që i duhet për të përfituar një pension të pjesshëm ose të plotë si dhe për masën e kontributit që duhet të paguajë. Kur personi i interesuar vendos të aplikojë, plotëson marrëveshjen për periudhën dhe fushën përkatëse të sigurimit vullnetar. Mbas nënshkrimit të marrëveshjes punonjësi i sigurimit vullnetar, i plotëson urdhër veprimin. Me marrjen e urdhër veprimit, personi paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Punonjësi i sigurimit vullnetar, pasi bën konfirmimin me sektorin e financës për arkëtimin e shumës së shënuar në urdhër veprim, bën regjistrimin e tij në një faqe të veçantë të regjistrit. Më pas bëhet dhe regjistrimi në regjistrin elektronik të bazës së të dhënave të miratuar. Për çdo person të siguruar punonjësi i sigurimit vullnetar mban një dosje të veçantë ku është i gjithë dokumentacioni përkatës. Emigrantët mund të kryejnë vetë sigurimin vullnetar, por në rast pamundësie, mund të autorizojnë të afërmit e tyre këtu në Shqipëri, të cilët kryejnë të gjitha procedurat e sipër përmendura.
Shembull për llogaritjen e pensionit të një emigranti
Një emigrant në Itali, datëlindjes 1960, ka një vjetërsi pune prej 13 vjet e 3 muaj. Është shkëputur nga puna në vitin 1992. Ai do të dijë:
– Sa vjetërsi do t’i duhet për të përfituar një pension?
– Duke qenë se s’ka librezë pune, si mund ta gjejë vjetërsinë e punës?
– Sa duhet të paguajë për të marrë pension?Në përgjigje të këtyre pyetjeve, sqarojmë si më poshtë:
– Sigurimi vullnetar mund të kryhet për periudhat pas datës 1.10.1993, kohë kur ka hyrë në fuqi skema e sigurimit vullnetar.
– Për të marrë një pension të pjesshëm duhet një vjetërsi pune prej 15 vitesh. Meqenëse qytetari ka 13 vjet e 3 muaj, atëherë atij duhen edhe 1 vit e 9 muaj të bëjë sigurim vullnetar, për të përfituar pension të pjesshëm. Nëse qytetari do të plotësojë vitet për pension të plotë pleqërie atij duhen edhe 21 vite e 9 muaj për të siguruar.
– Duke qenë se qytetari nuk ka librezë pune, ai duhet të drejtohet pranë zyrave të arkivit në DRSSH, ku ai ka gjendjen civile për të marrë prej andej dokumentin e duhur. Në pamundësi për t’u paraqitur, ai mund t’i drejtohet Patronateve si Acli apo Inas, që veprojnë në Itali, me një kërkesë ku pasqyron vitet dhe sektorët ku ka punuar. Brenda një kohe shumë të shkurtër bëhet i mundur verifikimi i periudhave kontributive.
– Për të marrë pension të pjesshëm, nëse do të mbulojë periudha të kaluara me sigurim vullnetar, ai duhet të paguajë me masën aktuale të sigurimit vullnetar, që është në fuqi 4,110 lekë për një muaj, kështu që 21 muaj* 4,110 lekë /muaj = 86,310 lekë gjithsej. Nëse ai dëshiron të plotësojë 35 vite, për një pension të plotë pleqërie atëherë ka të drejtë të mbulojë me sigurim vullnetar me masën aktuale nga 01.10.1993, të gjitha vitet deri sa të plotësojë vjetërsinë e nevojshme. Vazhdimi i sigurimit mund të bëhet duke parapaguar për vitin korent, duke përfituar kështu dhe zbritjet përkatëse.
Psikologët
Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
Ardhja e festive të fundvitit sjellë midis nesh një sërë aktivitetesh. Psikologët kanë listuar disa rregulla të thjeshta për të mbajtur një ritëm të caktuar me qëllim që të mos mbërrini në 25 dhjetor, më të lodhur se kurrë ndonjëherë.
Gjërat që nuk duhen bërë:
-Mos veproni me nxitim. Më mirë shtyjeni diçka për një moment të dytë ose hiqeni nga lista e gjërave sesa ta bëni me nxitim, pasi mund të gaboni dhe ju krijohet stres.
-Eliminoni sa të mundeni qarkullimin me makinë. Këto ditë festash, trafiku rëndohet dhe një situatë e tillë prodhon jo vetëm vonesë, por edhe stres.
-Mos qëndroni për shumë kohë në ambiente të zhurmshme, pasi zhurma është burim stresi. Mjafton të hyni në një qendër tregtare për ta kuptuar këtë.
-Mos bëni dy ose më shumë gjëra njëkohësisht. Nëse jeni duke kërkuar për ndonjë dhuratë, mos bëni ndërkohë biseda të tjera në telefon, apo në cilëndo situatë të ndodheni, mos bëni dy veprime njëherësh.
-Jo gjithmonë muzika apo televizori ndihmon në përqendrim, ndaj nëse jeni duke bërë diçka të rëndësishme, mos u shpërqendroni me aktivitete të tilla, nëse jeni duke bërë ndonjë “detyrë” feste.
-Nëse ju duhet të merrni pjesë në një aktivitet shoqëror me rastin e festive, mos i vishni rrobat e reja apo këpucët, për herë të parë në atë rast. Mund të keni surpriza të pakëndshme.
Nëse kryeni aktivitet fizik si gjimnastikë, vrap apo palestër, mos e anashkaloni atë për hir të pushimeve dhe festive të fundvitit. Shëndeti mbi të gjitha!
-Mos prisni flokët para festive, sepse mund të ndodhë që të mos shkojë çdo gjë mirë. Kjo vlen si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat.
-Përpiquni të mos gatuani shumë rëndë dhe pjata të cilat nuk i keni gatuar ndonjëherë. Rrezikoni të mos ja dilni mbanë ashtu si do të donit ndaj edhe qëndroni më mirë në specialitetet tuaja të zakonshme.
-Mos u merakosni shumë të keni një paraqitje përtej të mirës. Festat e fundvitit, janë prej atyre festave, të cilat rëndësinë më të madhe e kanë kur kalohen në shtëpi, me njerëzit që duhen më shumë.
Gjërat që duhen bërë:
-Nëse jeni të pavendosur për dhuratat që doni të bëni, kujtoni se ato të cilat nuk vjetrohen asnjëherë janë librat, CD me filma ose muzikë.
-Ditët e organizimit të festave duhet të kenë patjetër një listë me gjërat për t’u bërë. Mos harroni të eliminoni atë detyrë që përmbushni, për të parë çfarë ju mbetet.
-Delegoni detyra sa më shumë të mundeni, mos e mbani të gjithë përgjegjësinë e organizimit vetë. Bashkëshorti/ja juaj duhet t’ju ndihmojnë, po kështu edhe fëmijët.
-Nëse keni mundësi, kujtoni me një gjë, sado të vogël, njerëzit që ju kanë ndihmuar në 2013, qoftë edhe më një falënderim.
-Kujdes me dhuratat për adoleshentët, përpiquni të kuptoni shumë kohë më parë, atë që pëlqen, pro edhe atë që i duhet dhe zgjidhni diçka mes asaj.




