Anxhela Martini: Hiqni dorë nga modelingu

 

angelamartini

Modelja më e famshme shqiptare, ka vendosur të japë një mesazh mbi fushën e modelingut. Çuditërisht modelja shqiptare i këshillon të gjitha vajzat e reja, që duan të bëhen modele, të heqin dorë nga ky profesion se nuk ia vlen. “Çdo vajzë mund të shndërrohet në një modele kopertinash nëpërmjet punës së një fotografi dhe një parukieri të talentuar, por bëhet fjalë thjesht për një imazh, një fotografi e bukur. Dhe kjo gjë nuk të përcakton ty si njeri para syve të miqve të tu apo njerëzve që kanë më shumë rëndësi, ndaj përse i jepni kaq shumë rëndësi kësaj pune?”, – ka shkruar modelja në Facebook para se të postojë një video të një modeleje me famë botërore, që këshillon të njëjtën gjë në një klip prej 10 minutash. A mund t’i besohet këtij mesazhi apo ndoshta Anxhela thjesht po meditonte në ato momente…

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :