Andi Bushati: Rama nuk e ka problem “baltën” si narko-shtet, mjafton të forcojë marrëdhënien me Melonin!

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, thotë se Edi Ramës i intereson një marrëdhënie speciale me kryeministren italiane, sa është gati të sakrifikojë edhe damkosjen si kreu i një narko-shteti, mjafton që të forcojë marrëdhënien me të.

Kjo për shkak se italianët kanë informacion të detajuar për kimin në Shqipëri, zbulimi i të cilit do të ishte mjaft i dëmshëm për qeverinë, si në rastin e Saimir Tahirit.

“Kjo që ka ndodhur është e rëndë për regjimin e Tiranës. Nuk ka patur valë të tjera që ti thonë narko-shtet.

Por, ajo që më shqetëson, ne nuk do të kishim emision të dytë të Rai 3, nëse Rama nuk do të provokonte dhe do të bënte zhurmë. Pra duket sikur Rama ka dashur me qëllim ta zgjasë këtë betejë.

Baltosja është në dëm të tij, por ndoshta ka bërë kalkulim që është më mirë. Ai po baltoset dhe kritikohet, por e ka provokuar vetë, sepse po forcon marrëdhënien me kryeministren e tretë më të fortë në Evropë. Ai po thotë unë po bëj betejë për ty në Itali.

Pse e bën këtë? Mund të ketë një hipotezë tejtër. Renzit i ka bërë qoka financiare, Conte-s i çoi infermierët kur e abandonoi Evropa.

Shërbimi sekret më i fortë që njeh lidhjet me krimin është shërbimi italian. E vetmja gjë për të pasur nën kontroll mos plasjen, është ta kesh mirë me shefin e qeverisë italiane.

Rama ka qëllim ta hapur, që edhe me koston e baltosjes të krijojë marrëdhënie jashtë normales me shefen në Itali”, tha Bushati.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :