Andi Bushati: Rama është mitra e krimit në Shqipëri!

Analisti Andi Bushati ka folur për investigimin e emisionit të RAI3 ku publikohen lidhjet e krimit të organizuar me kryeministrin Edi Rama.

Bushati u shpreh se ‘Rama është mitra e krimit në Shqipëri dhe të gjithë kriminelët që kanë jetuar gjirizeve ky i ka ngritur në ajkën e shoqërisë shqiptare’.

“Edhe nqs është kaq i zi Arben Ahmetaj është përgjegjësia e atij njeriu që e ka bërë zëvendëskryeministër Arben Ahmetajn, atij që ka bërë Saimir Tahirin e këto të tjerat.

Ne duhet të merremi me një njeri që o kap Arben Ahmetajn o kap Saimir Tahirin, o kap Sinalon, o kap Elvis Roshin, o kap Ndokën, ky është mitra e krimit në Shqipëri. Të gjithë kriminelët që kanë jetuar gjirizeve ky i ka ngritur në ajkën e shoqërisë shqiptare.

Të gjithë këta mund të jenë të poshtër dhe ta shajnë Ramën kur ikin por mua s’më duhet se sa të poshtër janë këta.

Ky artist piktor i ka imponuar krimin kësaj shoqërie, ai na ka vënë të gjithëve në togën e pushkatimit para krimit. Sepse këdo njeri që ka ngritur në përgjegjësi o ka qënë trafikant kurvash ose ka qënë drogaxhi ose ka qënë i poshtër siç thua ti, por çfarë është kjo? Si nuk njohe një të mirë?”, tha Bushati në Syri tv.

Ish-prokurori Beci: Gazetarët italianë nxorën zbuluar GJK për marrëveshjen me emigrantët

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :