Ançeloti: Ndaj Atletiko Madridit nuk ka tolerime

Trajneri italian është shprehur se nuk do të tolerojë dhe do të luajë me skuadrën e plotë ndaj Atletikos

 Gjithashtu, ai komentoi se Ronaldo do të kthehet më të njëjtën dëshirë për të fituar

 

Ancelotti Reali i Madridi nuk toleron. Ky ka qenë mesazhi i teknikut i Ançelotit në intervistën para sfidës ndaj Atletikos. Një derbi që në të vërtetë është kthyer në qendër të vëmendjes. Kjo, pasi galaktikët, pas Barcelonës kanë një rival të ri. Pas forcimit të bërë të skuadrës së Simeones, “blaugranët” po hasin një vështirësi të re. Diego Kosta me shokë janë kthyer në rival të vërtetë dhe po mundohen që të fitojnë në të gjitha kompeticionet. Janë mirë në kampionat, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve do të përballen me Realin e Madridit, ndërsa sfida e sotshme do të jetë si një finale e vërtetë. Skuadra e Atletikos arriti që të fitonte pak kohë më parë në kampionat. Me një lojë mjaft të bukur bardhekuqtë arritën që të mundnin skuadrën e Ançelotit. Ndërsa në sfidën e parë për Kupë ishte skuadra e teknikut italian ai që fitoi tre me zero. Mirëpo në intervistën e tij para ndeshjes ish-tekniku i Milanit nuk dukej i ekzaltuar. Kjo, pasi, sipas tij, rezultati tre me zero nuk tregon gjithçka dhe se mund të jetë lehtësisht i kthyeshëm. Reali i Madridit do të luajë në “Vincente Calderon” ndaj një skuadre që nuk ka ndërmend të lëshojë pe, për arsye se bëhet fjalë për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i “Los Blancos”, Ançeloti, fillimisht përgëzoi skuadrën e basketbollit. Kjo, pasi ekipi i basketbollit fitoi të dielën Kupën e Spanjës, pasi mundi në finale Barcelonën. Ai theksoi se ai dhe futbollistët e tij dëshirojnë të bëjnë të një gjë si skuadra e basketbollit në këtë kompeticion, duke arritur të njëjtin sukses. Por, sipas trajnerit italian, ekipi i tij më parë duhet të fokusohet te ndeshja e dytë me Atletikon, pasi edhe pse skuadra e tij ka fituar 3-0 në takimin e parë, asgjë nuk ka përfunduar. “Mendoj se është një problem përqendrimi në këtë sfidë, duke parë që takimin e parë e kemi fituar 3-0. Duhet të luajmë me të njëjtin intensitet si një javë më parë, për të shmangur problemet. Intensiteti dhe volumi i lartë i lojës është ajo çka duhet të arrijmë në këtë sfidë. Ndeshjet midis ekipeve të të njëjtit qytet janë shumë më intensive se takimet e tjera”, – është shprehur Ancelotti, citon “AS.com”. Më pas Ançeloti qetësoi të gjithë tifozët e Realit, duke theksuar se Marselo dhe Koentrao nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të rëndë dhe do të jenë të gatshëm për këtë sfidë: “Të dy janë në dispozicion, nuk e di nëse do të luajnë ndaj Atletikos, por janë të gatshëm. Goditjet që ata morën në takimin ndaj Vilarealit nuk u krijuan asnjë problem”. Pyetjes së gazetarëve për rotacionin që mund të përdorë në formacionin e Realit, ish-trajneri i Paris Sen-Zhërmenit iu përgjigj. “Po, do të bëj disa ndryshime. Në qendër të mbrojtjes e sigurtë është që do të luajë Varane. Për sa i përket Pepes dhe Serxho Ramosit, njërin ndërmjet tyre do ta lë të pushojë, edhe pse të dy janë me kartonë dhe nëse marrin një të verdhë, mund të mungojnë në finale. Mund të luajnë edhe Isco apo Morata, por për këtë gjë do të vendos vetëm disa orë para takimit”, – ka vijuar italiani. Në fund, Ançeloti nuk mund të mos jepte edhe një mendim për yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pasi pezullimi prej tri takimesh që mori nga Federata Spanjolle e Futbollit, është i vlefshëm vetëm për Ligën. “Kristianos i pëlqen të luajë gjithmonë. Nuk mendoj se ka më shumë uri të luajë përballë Atletikos sesa kundër skuadrave të tjera”, – përfundoi Ançeloti. Kujtojmë se edhe në Ligë, ekipi po përjeton një rivalitet të fortë. Kjo, për shkak se është me pikë të njëjta me katalanasit dhe ekipin tjetër të kryeqytetit.

 

 

 

Fabregas: La Liga, e barabartë

Lojtari katalanas, Fabregas, beson se gara për titullin e Ligës do të jetë shumë e ngushtë mes Barcelonës, Realit të Madridit dhe Atletiko Madridit. Pas fitores 4-1 ndaj Seviljes, “blaugranët” janë në krye të tabelës me pikë të barabarta me dy rivalët, por me një diferencë më të mirë të golave. Ish-lojtari i Arsenalit, Fabregas, beson se të tria ekipet do të luftojë për titull deri në ndeshjet e fundit të sezonit. “La Liga është shumë e barabartë për momentin. Ne duhet të luajmë ndaj njëri-tjetrit dhe duhet të jemi të fuqishëm. Ne nuk mund të japim ndonjë avantazh në ndeshjet të cilat shkojnë në favorin tonë. Jam shumë krenar me këtë ekip”, – ka thënë lojtari për faqen zyrtare të klubit. Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në Ligë do të jetë ajo kundër Rajo Valekanos, më 15 shkurt.

 

 

Pogba nuk shitet te PSG

Pogba nuk do të largohet nga Torinoja. Juventusi është i bindur, do të arrijë ta mbajë në skuadër mesfushorin Paul Pogbanë. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Juve do t’i fillojë negociatat me agjentin e Pogbasë, Mino Rajola, për një marrëveshje të re deri në vitin 2018. Marrëveshje kjo që kap vlerën e 4.5 milionë eurove në vit. PSG është duke u interesuar për situatën dhe po bën gati një ofertë në vlerën e 70 milionë eurove për Juven. Një ofertë shumë më të favorshme për Pogbanë nga ana financiare. Por drejtuesi i përgjithshëm i Juves, Marota, është i bindur se klubi do të mund ta lidhë lojtarin me kontratë afatgjatë. Një kontratë kjo që mund të largojë dhe interesimin e PSG-së. Në negociata pritet të përfshihet edhe vetë presidenti bardhezi, Andrea Anjeli.

 

 

Mata: Fati nuk është me ne

Blerja më e re e “djajve”, Huan Mata, ka kërkuar nga lojtarët që të qëndrojnë të bashkuar përkundër zhgënjimit në sfidën ndaj Totenhemit. “Djajtë e kuq” e dominuan tërësisht takimin dhe arritën ta përmbysnin rezultatin, mirëpo në minutat shtesë u dënuan me golin e barazimit. “Bëmë gjithçka që të merrnim tri pikët, por fundja te futbolli ka rëndësi goli dhe Fulhami shënoi në minutën e fundit. Duket e pamundur nëse shikojmë statistikat, por ne nuk arritëm të fitonim, që do të ishte triumf shumë i rëndësishëm. Megjithatë, kur diferenca është aq e ngushtë, mund të pësosh në fund dhe pikërisht kështu ndodhi. Ishte njësoj edhe ndaj Stok Sitit para një jave, me dy lojtarë të lënduar dhe një gol pas devijimit. Duket se fati nuk është në anën tonë”, – ka deklaruar lojtari spanjoll.

 

 

Murinjo: Të gjithë në garë për titull

Tekniku i bluve është shprehur në një intervistë të tij për luftën në Premier. Sipas tij, të gjitha ekipet kanë shanse të barabarta. Këto shanse bëjnë që ekipet të luftojnë të gjitha për titull. “Nuk do të jetë zhgënjyese nëse nuk përfundojmë të parët. Do të zhgënjehesha nëse skuadra ime nuk e mban këtë nivel. Nëse nuk fitojmë sot atëherë nuk është problemi se po na kalojnë konkurrentët për titull, por se Totenhem dhe Everton po ngushtojnë diferencën. Më pëlqen të jem në krye të tabelës padyshim që po. Nuk e di edhe sa pikë do të na duhen për të përfunduar të parët. Secili ekip në ligë do të ketë ndikimin e vet”, – është shprehur tekniku portugez.

Share it :