Altin Dumani bleu apartament ‘nën kosto’ te Andon Pango, i dënuar për mashtrim. Pikëpyetje për kalimin e Vettingut
Pjesa III
Por jo vetëm kaq, hije dyshimi ngrihen edhe nga vlera e blerjes së këtij apartamenti. Sipas analizimit që i ka bërë KPK apartamenti është blerë me 390 euro /m2, e sipas Komisionit kjo vlerë justifikohet me kontratat e ngjashme të pronësisë në atë zonë, por çuditërisht nuk sjell asnjë shembull referimi.
Ndërsa KPK nuk kryen verifikim për të sjell shembull mbi vlerën e blerjes në atë zonë, emision Plug kreu një verifikim të thjesht mbi kompaninë ndërtuese dhe çmimeve me të cilat ajo ka shitur apartamentet.
Andon Pango me kompaninë e tij FLEG shpk sipas ekstraktit të QKB ka ndërtuar pallate:
1- PRANË KOMPEKSIT SPORTIV DINAMO
2- FARKË E VOGËL; PRANË KOPSHTIT ZOOLOGJIK
3- QERRET GOLEM
Në vitin 2019, Andon Pango, shitësi i apartamentit të Dumanit njëherësh kushëri i bashkëshortes, do të kallëzohej penalisht nga shtetasi Alush Alla për veprën penale të mashtrimit. Ky në erkran është dokumenti i vendimit të gjykatës së Tiranës, i datës 5 mars 2021, ku gjyqtari Altin Abdiu, dënon Andon Pangon me 6 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të mashtrimit me pasoja të rënda.
Lajmi është publikuar nga mediet e Carlo Bollinos, që ka zbardhur edhe skemën e mashtrimit të kushëririt të bashkëshortes së Dumanit, njëherësh i afërm edhe i ish-ministrit Ylli Pango. Sipas të dhënave të bëra publike nga media e Carlo Bollinos, Andon Pango i kishte shitur këtij shtetasi në janar të vitit 2007, një apartament me sipërfaqe 255 m2 në shumën 135.000 euro pra në vlerën 530 euro/m2.
Koha e shitjes së apartamenteve ndaj kallëzuesit Alush Alla dhe Altin Dumanit është e njëjtë, por cmimet janë të ndryshme. Ndërsa Alush Alla, një apartament në Farkë të Vogël, zonë shumë më në periferi se pallati i Dumanit, e blen me çmimin 530 euro/m2, Altin Dumani në një zonë të mirë dhe elitare pranë Kompleksit Dinamo e blen apartamentin për vetëm 390 euro/m2. Pra 140 euro më lirë, apo 30 % më lirë se Andon Pango shiste apartamente në një zonë e cila ende nuk ishte urbanizur.
Duket qartë që KPK nuk ka kryer asnjë hetim për subjektin e rivlersimit Altin Dumani e minimalisht nuk ka bërë krahasimin e çmimit as me kontrata të tjera të shitjeve të kësaj kompanie. Por nga lindi gjithë kjo zemërgjerësi e Andon Pangos ndaj Altin Dumanit.
Duket se të qenurit kushëriri i bashkëshortes nuk ka qenë aq e mjaftueshme, e videoja që do ju tregojmë më pas, fakton se marrëdhënia e tyre ka qenë më e ngushtë se aq. E madje deri në përkrahje të njeri tjetrit për problemet e tyre. Ku nga njëra anë, Altin Dumani duket se i jep forcë e siguri, e nga ana tjetër Pango i ofron atë që ka, prona e pasuri, siç në rastin e aprtamentit.
Video që sapo ndoqët është shfaq as më pak e as më shumë, shtetasin Andon Pango. Në video shfaqet, krah Andonit edhe një nga truprojat e Altin Dumanit.
Video tregon konfliktin e ashpër mes Andon Pangos dhe dy grave, të cilat deklarojnë se janë pronare të ligjshme të një apartamenti të blerë dhe të paguar prej vitesh, por që nuk u është dorëzuar as sot. Sipas tyre, prona është mbajtur peng, pa zgjidhje ligjore, pa transparencë dhe pa asnjë mbrojtje institucionale vetëm se dyshohet se pas këtij rasti fshihet Altin Dumani.
Videoja dokumenton jo vetëm përplasjen verbale, por edhe një situatë presioni dhe intimidimi ndaj grave, të cilat kërkojnë thjesht pronën e tyre. Por ajo që e zhvendos këtë rast nga një konflikt privat në një çështje me interes të lartë publik është prania në video e një personi tjetër, me gisht të fashuar, i cili shfaqet aktiv në konflikt dhe që, sipas identifikimeve të bëra gjerësisht në rrjete sociale, është Geg Njebza, i njohur publikisht si truproja i kreut të SPAK, Altin Dumani.
Për këtë ngrihen pikëpyetje të shumta, se çfarë kërkon truproja e Dumanit në një objekt ndërtimi privat?
Në çfarë cilësie ndodhej aty?
Kë përfaqëson dhe pse përfshihet në një konflikt pronësie mes një ndërtuesi dhe dy qytetareve? A përfaqson Altin Dumanin?
Çfarë lidhje ka Altin Dumani me këtë pasuri?
A e ka deklaruar dumani pasurinë që ja mbron Basigardi?
A e ka hetuar veting lidhjen e biznesmenit me Altin Dumanin?
Pasi bleu apartametin, vetëm 3 vite më pas Altin Dumani blen një tjetër ambient biznesi, me sipërfaqe 28 m2 me vlerë 28.000 euro. Për këtë blerje të vitit 2009, KPK shprehet se Dumani ka tërhequr 1 milionë e 71 mijë lekë nga banka dhe pjesën tjetër e ka paguar nga kursimet cash në vlerën 1 milionë e 650 mijë lekë. Madje sipas KPK, kreu i SPAK në vitin 2009 ka gabuar në deklarimin e gjendjes cash, dhe merr përsipër tja justifikojë burimin.
Nga analizimi i deklaratës në ILDKPI rezulton se Altin Dumani në vitin 2009 ka deklaruar një huadhënie kunatës në vlerën 1 milionë lekë, huadhënie e cila nuk është përfshirë fare në analizën e KPK dhe nuk dihet nese tërheqjet nga banka janë përdorur për huanë e kunatës apo për blerjen e Dyqanit. Pra njëri nga dy varjantet mbetet i pajustifikuar për burimin e të ardhurave.
Nga analizimi i të dhënave në vendimin e KPK, Altin Dumani ka të ardhura për të përballuar këto pasi gjëndja cash rezulton:
Në vitin 2006 -1.686.673 lekë
Në vitin 2007-500.000 lekë
Në vitin 2008- 0 lekë
Në vitin 2009-800.000 lekë
Vlera totale e kursimeve përllogaritet në 2.986.673 lekë.
Nëse KPK do të kryente një përllogaritje të thjeshtë. Nga total i kursimeve 2. 98 milionë lekë, të zbresim 1 milionë e 650 mijë lekë(blerja e dyqanit)-1 milionë lekë (borxh kunata)- 550 mijë lekë (blerja e makinës së gruas) totali shkon në 3.2 milionë lekë. Pra nga të dhënat e vetëdeklaruara del me një pamundësi financiare në vlerën 213 mijë lekësh. Analizë e cila nuk është bërë nga KPK por është kaluar përciptas dhe për më tepër huadhënia e kunatës nuk përmëndet në vitin 2009.
Pasi bleu aprtamentin, biznesin, makina madje jepte edhe hua, vetëm me rrogat si të punësuar, Altin Dumani arrin sërish të investojë në pasuri të paluajtshme, dhe këtë herë me një tjetër apartament. Në vitin 2015 Altin Dumani deklaron se ka blerë një tjetër apartament me vlerën 41.000 euro, sipërfaqja 75.7 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 10 m2. Edhe në këtë rast, KPK jo vetëm që ka mbyllur të dy sytë, por ka krijuar makinacione nga më të çuditshmet për të justifikuar blerjen e apartamentit nga kreu i SPAK.
Në analizimin e të dhënave nga KPK për çmimin e blerjes shprehet:
Komisioni, bazuar në analizën financiare, ka vlerësuar mundësinë financiare të subjektit për shlyerjen e detyrimeve për blerjen e kësaj pasurie nga burime të ligjshme të krijuara ndër vite. Çmimi i blerjes prej 540 euro/m2 nuk është konstatuar nga Komisioni si çmim, i cili është nën koston e ndërtimit për zonën në fjalë.
Ndërsa konstaton se çmimi i deklaruar nga Altin Dumani ëshët disa herë më i ulët, madje edhe nën koston e ndërtimit, KPK shpik një tjetër mekanizëm justifikues. Duke zhdukur nga përllogaritja 10 m2 të ambienteve të përbashkëta, e në këtë mënyrë arrin ti rrisi vlerën apartamentit për metër katrorë.
KPK falsifikon të dhënat pasi dihet se në Shqipëri kur blihet një apartament sipërfaqja e përbashkët shitet me çmim të njëjtë si banesa. Dhe me llogari të thjeshtë kuptohet se çmimi i shitjes është 467 euro/m2. KPK nuk ka kryer asnjë analizë përse kjo kompani nuk i ka faturuar shitjen e 10 m 2 Altin Dumanit për një vlerë rreth 4700 euro. Në asnjë moment KPK nuk ka kryer një analizë të shpenzimeve të subjektit, i cili ka dy fëmijë dhe një kredi.




