Alban Meha i bën dhuratë fansit të vogël turk fanellën e tij

alban-meha-1-225x300Alban Meha, shqiptari që luan si mesfushor me ekipin turk Konyaspor ka marr një surprizë të këndshme nga një djalosh turk i cili ishte fans i tij. Djali i ka kërkuar futbollistit shqiptar uniformën e tij, në gjuhën shqipe, të cilën e ka përkthyer me anë të “Google translate”.

“Meha dua aq shumë, pas loje ju jepni uniformën tuaj?” – shkruhej në fletën që mbante djaloshi.

Meha i cili më vonë e ndau me shokët  e tij në Facebook këtë ndodhi, ja dha uniformën fëmijës i cili dukej i lumtur tek pozonte me fanellën e shqiptarit.

Meha ka bërë një paraqitje të denjë me skuadrën e Konyaspor dhe njihet me nofkën “Snaiper” për aftësinë që ka për të gjuajtur topin me saktësinë e një snajperisti.

Share it :