Blake Lively, një tjetër “virgjëreshë e suksesshme”, feston ditëlindjen pas dy ditësh, megjithatë festa e 34-vjetorit ka nisur!
Dje, aktorja postoi një video në “Instagram”, me një fustan të krijuar nga stilistja shqiptare Teuta Matoshi, të cilës i ka bërë edhe ‘tag’.
Fustanin me bustin korse dhe pjesën e poshtme tyl, Lively e ka kombinuar me një palë këpucë Christian Louboutin dhe aksesorët nga Lorraine Schwartz.
Ylli i “Gossip Girl” e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Java e ditëlindjes”.





