Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa është krijuar një trafik i rënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet i aksidentit.




