Një aksident automobilistik ka ndodhur afër Shkozës në Tiranë. Një automjet ka përplasur një fëmijë. Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi tek sheshi pranë shkollës 9-vjeçare të Shkozës.
Forcat policore dhe të ndihmës së shpejtë kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur gjithçka që ka ndodhur.




